Ekonomi

Hotelet ilegale në Shqipëri, të regjistruar në “booking” apo “Air bnb”, por jo në regjistrat e Tatimeve

28 Korrik 2019, 15:50 Nga DOSJA
Hotelet ilegale në Shqipëri, të regjistruar në

TIRANË- Autoritet tatimore po monitorojnë të gjitha faqet e internetit si “booking” apo “Air bnb” që ofrojnë shërbime akomanduese të hoteleve apo shtëpive me qira. Subjektet shqiptare po verifikohen nëse janë të regjistruara apo jo dhe për çmimet e ofruara.

Nga ana tjetër mos deklarimi i dhomave të hoteleve është futur në lupën e autoriteteve. Në Shkodër dy inspektorë të drejtorisë të të ardhurave të bashkisë së këtij qyteti janë ndaluar nga policia për korrupsion pasiv pasi në këmbim të marrjes se ryshfetit dhe me anë ë falsifikimit të dokumenteve kishin favorizuar një hotel në plazhin e Velipojës për fshehjen e numrit real të dhomave.

Në ndjekje penale ka përfunduar dhe pronari i hotelit. Plani operacional anti-informalitet i tatimeve për pjesën e hoteleve është përqëndruar fshehja e numrit të shtretërve të përdorur. Në disa raste hotelet nuk janë të deklaruar fare. Nga verifikimet e Top Channel, në prefekturën e Durrësit janë të regjistruar 77 hotele, ndërsa në booking listohen 177 të tillë.

Kontrollet e tatimeve po përqendrohen tek mos deklarimi i aktivitetit dhe mos lëshimi i kuponit tatimor. Ndërkohë booking ka lajmëruar përdoruesit se është vetëm një ndërmjetës për prenotimet dhe se transaksionet bëhen mes pronarit dhe klientit. Këta të fundit duhet të njihen me taksat lokale dhe ligjet në fuqi për transaksionet.

(Marrë nga Top Channel)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi air bnb aksioni anti-informalitet booking hotelet ilegale air bnb aksioni anti-informalitet booking hotelet ilegale

Sondazh

Poll