Bota

Humbi mbështetjen e DPS-së, Abazoviç: Do shohim se cili është qëndrimi i shumicës së deputetëve

Me anë të një postimi në Twitter, Abazoviç u shpreh se është e më e përgjegjshme që kur nuk je në gjendje të ndihmosh shtetin, të paktën të mos hakmerresh ndaj tij.

10 Korrik 2022, 18:14 Nga I.A
Humbi mbështetjen e DPS-së, Abazoviç: Do shohim se cili
Dritan Abazoviç

MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka përshëndetur vendimin e Kryesisë së Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) për të mos përkrahur Qeverinë e kryesuar prej tij. Me anë të një postimi në Twitter, Abazoviç u shpreh se është e më e përgjegjshme që kur nuk je në gjendje të ndihmosh shtetin, të paktën të mos hakmerresh ndaj tij.

"Do të shohim se cili është qëndrimi i shumicës së deputetëve. Mali i Zi duhet të vazhdojë - krimi, korrupsioni dhe nacionalizmi nuk janë opsione. E ardhmja evropiane do të fitojë!", shkruan Abazoviç.

Reagimi i Abazoviç ka ardhur pasi, gjatë mbledhjes së sotme të kryesisë së DPS-së, parti e kryesuar nga Milo Gjukanoviç ka hequr dorë nga mbështetja për qeverinë e re të Malit të Zi. DPS-ja hoqi dorë nga mbështetja për qeverinë e Abazoviç, pasi ky i fundit nënshkroi një marrëveshje me Kishën Serbe.

dritan abazoviç milo gjukanovic

Sondazh

Poll