Bota

“Më ofenduan”/ Ministrja e sapoemëruar e Arsimit u drejton gishtin e mesit protestuesve kundër Johnson

Ajo është vënë në qendër të kritikave, pasi është filmuar duke u treguar gishtin e mesit protestuesve të fushatës “Bye Boris” që ndodheshin përpara Downing Street, duke pritur rezultatin e mbledhjes që vendosi fatin e Kryeministrit.

10 Korrik 2022, 15:18 Nga k.m.
“Më ofenduan”/ Ministrja e sapoemëruar e Arsimit u drejton
Andrea Jenkyns

BRITANI E MADHE- Ministrja e re e Arsimit, Andrea Jenkyns thotë se ajo ngriti gishtin e mesit para një turme jashtë Downing Street, si një përgjigje ndaj thirrjes së turmës. Ajo është vënë në qendër të kritikave, pasi është filmuar duke u treguar gishtin e mesit protestuesve të fushatës “Bye Boris” që ndodheshin përpara Downing Street, duke pritur rezultatin e mbledhjes që vendosi fatin e Kryeministrit.

Deputetja konservatore e ka mbrojtur gjestin e saj ndaj turmës së protestuesve kundër Boris Johnson, duke thënë: E humba durimin, sepse më ofenduan. Kjo është vetëm njerëzore.

Deputetja konservatore dhe ministrja e re e Arsimit e sapoemëruar, gjithsesi ka pranuar se ajo ‘duhej të kishte treguar më shumë qetësi’ gjatë incidentit./ Marrë nga BBC

andrea jenkyns

Sondazh

Poll