Ekonomi

Rritet me 5 lekë çmimi i naftës, nga sot do të shitet 240 lekë! Shtrenjtohet edhe benzina

Duke nisur nga sot nafta do të tregtohet 240 lekë duke u rritur me 5 lekë nga 235 lekë që ishte vendosur një ditë më parë. Ndryshime ka pësuar dhe çmimi i benzinës e cila do të shitet 233 lekë nga 227 lekë që ishtre vendosur dje.

8 Korrik 2022, 15:39 Nga e.k
Rritet me 5 lekë çmimi i naftës, nga sot do të shitet 240
Foto ilustruese

TIRANË- Ka kaluar vetëm një ditë dhe Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e naftës dhe të benzinës ndërsa ka lënë të pandryshuar çmimin e gazit. Duke nisur nga sot nafta do të tregtohet 240 lekë duke u rritur me 5 lekë nga 235 lekë që ishte vendosur një ditë më parë. Ndryshime ka pësuar dhe çmimi i benzinës e cila do të shitet 233 lekë nga 227 lekë që ishtre vendosur dje.

NJOFTIMI I BORDIT TË TRANSPARENCËS: 

Bordi i Transparencës në datë 8 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 240 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 228 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 233 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 221 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 8 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.

bordi i transparences

Sondazh

Poll