Tatimet: Nga 1 korriku bizneset, që ushtrojnë aktivitet nuk mund të lëshojnë fatura të pafiskalizuara
Foto ilustruese Administrata Tatimore rikujton tatimpaguesit e biznesit të vogël pa TVSH, të pafiskalizuar brenda 30 qershorit të fiska...
Në muajt në vijim, Sejko tha se pritet që në muajt në vijim të ketë një ngadalësim të ekonomisë dhe një tjetër rritje të inflacionit.
TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në një konferencë për mediat u shpreh se inflacioni ka shënuar rritje në muajin prill dhe se është rreziku kryesor për ekonominë. Në një deklaratë për mediat ai tha se në tremujorin e parë të këtij viti pritej që rritja ekonomike ne të ishte 4.3%. gjithashtu, Sejko njoftoi se norma bazë është rritur me 0.25 pikë përqindje në 1.25%. Ky është vendimi i dytë pas marsit, ku norma bazë u rrit nga 0.5 në 1%. Në muajt në vijim, Sejko tha se pritet që në muajt në vijim të ketë një ngadalësim të ekonomisë dhe një tjetër rritje të inflacionit.Ai u ndal edhe tek amnistia fiskale për të cilën tha se ka rrezik që të lejoje pastrimin e parave të pista të krimit dhe korrupsionit e se kjo gjë nuk duhet të lejohet.
Pjese nga fjala:
Zgjerimi i kërkesës për mallra e shërbime u pasqyrua në rritje të mëtejshme të punësimit e të pagave në tremujorin e parë, duke ofruar një faktor shtesë në rritjen e inflacionit. Sipas të dhënave zyrtare, papunësia në vend zbriti në nivelin 11.3% në tremujorin e parë, ndërsa ritmi i rritjes së pagave në sektorin privat shënoi vlerën 10.5%. Megjithëse rritja e pagave u ndikua edhe nga masat e marra për formalizimin e tregut të punës, ajo sugjeron se mungesa e fuqisë punëtore po ushtron presione për rritjen e kostove të prodhimit në vend. Duke ju rikthyer kontekstit makroekonomik, rritja e tremujorit të parë pasqyroi bilancet e shëndosha financiare të sektorit privat, si dhe kushtet e favorshme të financimit. Zhvillimet financiare në vend vijojnë të karakterizohen nga prime të kontrolluara rreziku, likuiditet i bollshëm, kurs i qëndrueshëm këmbimi dhe kredi në rritje. Stimuli ynë monetar është përcjellë në norma të ulëta interesi për financimin e sektorit privat. Paralelisht me të, rritja e kërkesës për kredi dhe bilancet e shëndetshme të sektorit bankar, janë përkthyer në rritje të qëndrueshme të kreditimit. Rritja vjetore e kredisë për sektorin privat është forcuar më tej, duke shënuar vlerën 13.8% në muajin maj. Kjo rritje ishte e pranishme si në segmentin e bizneseve dhe në atë të individëve, duke i shërbyer si financimit të konsumit dhe investimeve ashtu dhe nevojave për kapital qarkullues.
Ecuria e ekonomisë në periudhën vijuese mbetet subjekt i sfidave serioze. Rritja e çmimeve në tregjet botërore, shtrëngimi i kushteve financiare dhe ngadalësimi i pritur i ekonomisë në Eurozonë, si dhe frenimi i fuqisë blerëse të familjeve, do të kenë një ndikim me kah të kundërt mbi ecurinë e inflacionit dhe të rritjes ekonomike në vend. Megjithatë, përditësimi i parashikimeve tona sipas skenarit bazë sugjeron se ekonomia shqiptare do të vijojë të shënojë rritje solide në horizontin afatmesëm. Ritmi i rritjes ekonomike do të vijë në ngadalësim kundrejt atij të shënuar në tremujorin e parë të vitit, por ai do të jetë i mjaftueshëm për të ruajtur shëndetin e bilanceve të familjeve dhe bizneseve shqiptare. Nga ana tjetër, inflacioni do të vijojë të mbetet i lartë në tremujorët në vijim. Projeksionet e skenarit bazë sugjerojnë se norma e inflacionit do të kulmojë jo shumë larg nivelit aktual në tremujorin e tretë të vitit aktual dhe do të vijë në rënie graduale gjatë tremujorëve në vijim. Kjo trajektore pritet ta sjellë inflacionin në objektiv në gjysmën e parë të vitit 2024. Projeksionet e skenarit bazë parashikojnë një normalizim gradual të politikës monetare në periudhën në vijim. Shpejtësia e normalizimit do të synojë një harmonizim sa më të mirë të intensitetit të stimulit monetar me intensitetin e presioneve afatmesme inflacioniste.
Balanca e rreziqeve mbi inflacionin vijon të mbetet në kahun e sipërm. Në veçanti, goditjet e forta shtesë të ofertës apo shfaqja e efekteve zinxhir të raundit të dytë, do të forconin më tej presionet inflacioniste. Në të kundërt, një ecuri më negative ekonomike e partnerëve tanë tregtarë apo një zgjidhje e shpejtë e konfliktit në Ukrainë do të reduktonte presionet inflacioniste. Duke gjykuar mbi sa më sipër, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vlerësoi se nivelet e larta të e presioneve inflacioniste janë rreziku primar mbi rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë të vendit.
Për këtë arsye, në respektim të objektivit tonë të stabilitetit të çmimeve, Këshilli Mbikëqyrës vendosi: të rrisë me 0.25 pikë përqindjeje normën bazë të interesit, nga niveli 1.0% në nivelin 1.25%; të rrisë me 0.35 pikë përqindjeje normën e interesit të kredisë njëditore, nga niveli 1.9% në nivelin 2.25%; si dhe të rrisë me 0.15 pikë përqindjeje normën e interesit të depozitës njëditore, nga niveli 0.1% në nivelin 0.25%. Në gjykimin e Këshillit, normalizimi i politikës monetare do të krijojë kushte më të përshtatshme për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe kthimin e inflacionit në objektiv brenda horizontit afatmesëm. Në të njëjtën kohë, ky normalizim nuk do të cenojë premisat e rritjes ekonomike në këtë horizont. Po ashtu, Këshilli Mbikëqyrës thekson se materializimi i projeksioneve të skenarit bazë do të kërkojë vijimin e ciklit normalizues të politikës monetare edhe në tremujorët në vazhdim. Në këtë skenar, shpejtësia e normalizimit do të jetë graduale, por në çdo rast e mjaftueshme për të respektuar objektivin tonë afatmesëm të inflacionit. Këshilli Mbikëqyrës do të monitorojë me kujdes dinamikën e presioneve inflacioniste në periudhën në vijim. Ai mbetet i gatshëm të ndërhyjë, në kohën dhe me forcën e duhur, për të garantuar stabilitetin e çmimeve në vend.
Foto ilustruese Administrata Tatimore rikujton tatimpaguesit e biznesit të vogël pa TVSH, të pafiskalizuar brenda 30 qershorit të fiska...
Para Miratimi i ligjit në vetvete përbën një hap pozitiv për të rregulluar tregjet financiare në drejtim të transak...
Të ardhurat nga doganat për 6 Mujorin e parë 2022 janë realizuar në masën 103 miliardë lek nga 98,3 miliardë lekë...
Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike raportoi të paktën 7 incidente kibernetike në vend t&eu...
Një litër naftë tregtohet aktualisht me 252 lekë për litër, afër nivele maksimale historike prej 265 lekë për lit...
Rënia e monedhës së përbashkët në tregun e brendshëm nuk ka të ndalur. Sipas kursit zyrtar të Bankës së...
Foto ilustruese Paga mesatare mujore bruto e femrave në vitin 2021 ishte 55,760 lekë, sipas të dhënave të INSTAT. Në krahasim...
Ushqime Ndonëse në muajt e parë të këtij viti Shqipëria kishte ritmet e inflacionit më të ulëtat në Rajon...
Ura e Tabakeve Vitet e fundit ka një tendencë gjithmonë e më të madhe drejt guidave turistike gjithëpërfshirëse, ku...
Bujqesi Organizata Botërore e Ushqimit (FAO), në një analizë të fundit që i bëri Bujqësisë dhe Zhvillimit Rura...