Bota

Rusia pretendon se ka vrarë trupat ukrainase në përpjekje për të ngritur flamurin në ishullin e gjarpërinjve

Në njoftimin e përditshëm operativ nga ushtria ruse thuhet se në sfondin e dështimeve ushtarake dhe një tërheqjeje masive të trupave ukrainase në Donbas, natën e 7 korrikut, regjimi i Kievit u përpoq të dorëzonte simbolikisht flamurin në ishullin e gjarpërinjve.

7 Korrik 2022, 13:03 Nga d.a.
Rusia pretendon se ka vrarë trupat ukrainase në përpjekje
Ishulli i gjarperinjve

RUSI- Ministria ruse e mbrojtjes ka thënë se ka vrarë ushtarë ukrainas që po përpiqeshin të ngrinin flamurin e Ukrainës në ishullin e gjarpërinjve të rimarrë së fundmi. 

Në njoftimin e përditshëm operativ nga ushtria ruse thuhet se në sfondin e dështimeve ushtarake dhe një tërheqjeje masive të trupave ukrainase në Donbas, natën e 7 korrikut, regjimi i Kievit u përpoq të dorëzonte simbolikisht flamurin në ishullin e gjarpërinjve.

"Rreth orës 5 të mëngjesit, disa ushtarakë ukrainas zbarkuan në ishull nga një motobarkë dhe bënë foto me flamurin. Avioni i Forcave Ajrore Ruse nisi menjëherë një sulm me raketa me precizion të lartë në ishullin Zmiinyi, si rezultat i të cilit u shkatërrua një pjesë e personelit ushtarak ukrainas. Të mbijetuarit u larguan në drejtim të fshatit Primorskoye, rajoni Odesa."-thuhet në njoftim.

Pretendimet nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur, megjithëse autoritetet e mëparshme në Odesa thanë se ishulli ishte goditur.

Më 7 korrik u postua një video ku u shfaqën tre ushtarë ukrainas duke ngritur flamurin e Ukrainës. Kjo video u shpërnda në Telegram edhe nga Andriy Yermak, shef i stafit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.

ishulli i gjarperinjve lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll