Bota

"Do ta paguajnë shtrenjtë", policia tërheq zvarrë 3 anëtarët e një bande që i vrau kolegët

Vrasjet duket të jenë reagimi i parë i madh ndaj një "lufteje kundër bandave" të diskutueshme nga Nayib Bukele, president i El Salvadorit, me 59,567 anëtarë të bandës të burgosur në tre muajt e fundit pas një goditjeje të ashpër.

2 Korrik 2022, 13:54 Nga d.a.
"Do ta paguajnë shtrenjtë", policia tërheq zvarrë
Bandat ne El Salvador

EL SALVADOR- Tre anëtarë të bandës me gjoks të zhveshur dhe me tatuazh parakaluan në një rrugë të El Salvadorit të enjten, pasi u akuzuan se qëlluan për vdekje oficerët e policisë në një pritë dy ditë më parë.

Sipas mediave të huaja, vrasjet duket të jenë reagimi i parë i madh ndaj një "lufteje kundër bandave" të diskutueshme nga Nayib Bukele, president i El Salvadorit, me 59,567 anëtarë të bandës të burgosur në tre muajt e fundit pas një goditjeje të ashpër.

Një imazh dramatik tregoi të dyshuarit e prangosur të gjunjëzuar në një rrugë në lagjen La Realidad të Santa Ana, ndërsa zyrtarë të zbatimit të ligjit pozuan për foto me mediat. 

Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, njoftoi këtë të enjte se një anëtar i bandës Barrio 18 u vra dhe katër të tjerë u kapën për vrasjen e tre policëve, në kuadër të një "lufte" që ai ka shpallur ndaj këtyre organizatave.

“Anëtarët e bandave nuk e dinë se çfarë i pret. Ata do të paguajnë shtrenjtë vrasjen e 3 heronjve tanë”, tha Bukele.

Anëtarët e bandës së fraksionit Barrio 18, Sureños (18-S), ndodheshin në një han në periferi të Santa Ana, qyteti i dytë më i madh në vend, 60 kilometra në perëndim të San Salvadorit, ku ngjarjet ndodhën të martën e kaluar.

Arrestimet u regjistruan pikërisht pasi këtë të enjte në Coatepeque, qytetin e Santa Ana, dhjetëra oficerë policie morën pjesë në funeralin e Carlos Mauricio Velásquez, një prej tre agjentëve të vrarë, arkivoli i të cilit ishte i mbuluar me flamurin bardhë e zi të vendit. Agjenti Franklin Lemus u varros në Atiquizaya, ndërsa Martha Lisset Alas, në Tacuba, të dy qytete në departamentin e Ahuachapán.

bandat ne el salvador nayib bukele

Sondazh

Poll