Bota

U pushtua një javë pas nisjes së luftë, forcat ruse arrestojnë kryetarin e zgjedhur të Kherson

Rusët rrëzuan zyrtarët lokalë ukrainas kur ata pushtuan Kherson për herë të parë në fillim të marsit. Ishte qyteti i parë i madh që ra, një javë pasi filloi pushtimi i Ukrainës më 24 shkurt.

28 Qershor 2022, 19:27 Nga d.a.
U pushtua një javë pas nisjes së luftë, forcat ruse
Igor Kolykhayev

UKRAINË- Forcat pro-ruse kanë arrestuar Igor Kolykhayev, kryetarin e zgjedhur të qytetit Kherson,sipas nënkryetarit të administratës  të mbështetur nga Rusia Kirill Stremousov

"Ish-kryebashkiaku Kolykhayev është arrestuar," i tha agjencisë shtetërore të lajmeve RIA Novosti, Stremousov.

Këshilltarja Galyna Lyashevska pretendoi në Facebook se kryetari i komunës ishte "rrëmbyer". Rusët rrëzuan zyrtarët lokalë ukrainas kur ata pushtuan Kherson për herë të parë në fillim të marsit. Ishte qyteti i parë i madh që ra, një javë pasi filloi pushtimi i Ukrainës më 24 shkurt.

Në atë kohë, autoritetet ushtarake ruse shkarkuan Kolykhayev nga posti i tij, duke thënë se ai "nuk kishte bashkëpunuar" me forcat okupuese duke e zëvendësuar atë me një administratë pro-ruse për qytetin dhe rajonin përreth.

Mes thashethemeve për aneksimin e qytetit, kanalet televizive ukrainase u bllokuan, ofruesit e shërbimeve të internetit u zëvendësuan me ato ruse dhe monedha e Ukrainës, hryvnia, u hoq gradualisht në favor të rublës ruse. Por shumë nga banorët e qytetit kanë mbetur sfidues dhe të tjerë, rreth 40% e qytetarëve, kanë ikur.

igor kolykhayev lufta ukraine-rusi kirill stremousov

Sondazh

Poll