Art&Argëtim

Çështja e Teatrit, Maks Velo: Katastrofa erdhi nga ligjet e BE për autonominë vendore

29 Korrik 2019, 19:50 Nga DOSJA
Çështja e Teatrit, Maks Velo: Katastrofa erdhi nga ligjet e BE

TIRANË- Arkitekti Maks Velo i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora për Teatrin Kombëtar u shpreh se katastrofa në Shqipëri erdhi nga ligjet e BE për autonominë vendore.

Sipas tij në të gjithë Evropën vendet kanë automoni vendore dhe vendosin vet, ndërsa tek ne nuk ndodh e njëjta gjë. 

E gjithë kjo katastrofë tek ne erdhi nga ligjet e BE për autonominë vendore. Vërtetë në Francë, Parisi, Tuluzi, një fshat ka autonomi vendore, që do të thotë secili vendos vetë. Pra një kryebashkiak vendos vetë, por tek ne nuk është e njëjta gjë. Këtu janë të tërë hajdutë. Në Voskopojë nuk e ka bërë turku, turku nuk e ka bërë, të bësh dy godina të marrësh para nga Banka Botërore për të harxhuar, për të vjedhur”, u shpreh Velo. 

Ende vijon rezistenca e artistëve te Teatri Kombëtar, të cilët janë kundër shembjes së kësaj godine. Disa ditë më parë pati përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre. Ky i fundit deklaroi se teatri do të shpallet monument kulture dhe nënshkroi një marrëveshje me artistët. Artistët kanë nisur Festivalit për Ruajtjen e Teatrit, ku do të vendosen shfaqe të ndryshme. Michelle Placido i njohur si Komisar Katani do të jetë një nga aktorët që do performojë në TK.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture autonomia vendore maks velo protesta tek teatri kombetar teatri kombetar autonomia vendore maks velo protesta tek teatri kombetar teatri kombetar

Sondazh

Poll