Ekonomi

Dhoma Amerikane e Tregtisë kritika qeverisë/ Jaço: Duhet paketë anti-korrupsion, ka shkelje

Jaco ka kritikuar Qeverinë dhe maxhorancën në Parlament duke thenë se duhet të miratojë një pakte antiryshfet

27 Qershor 2022, 11:20 Nga A.B
Dhoma Amerikane e Tregtisë kritika qeverisë/ Jaço: Duhet
Enio Jaço

TIRANË- Dhoma Amerikane e Tregtisë ka ngritur ditën e sotme alarmin për situatën e klimës së biznesit në Shqipëri dhe problemet me korrupsionin që ndeshen firmat e huaja që duan të investojnë në vendin tonë. Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Eno Jaço ka kritikuar Qeverinë dhe maxhorancën në Parlament duke thënë se duhet të miratojë një pakte antiryshfet, për të frenuar korrupsionin në administratë.

DEKLARATA E  kreut te “Dhomës Amerikane të Tregtisë” Enio Jaço.

“Propozojmë miratimin në Parlament të një paketë anti korrupsion, kjo paketë ka për qëllim parandalimin e korrupsionit në organet ligjvënëse që kanë karakter prapaveprues dhe propozojmë miratimin e ligjeve antirryshfet. Lidhur ngushtë me antikorrupsionin është reformimi i plotë i sistemit të prokurimeve publike, e këtu bashkohemi me rekomandimet e BE për prokurimet por në radhë të parë duhet të ketë standarte për lidhjet e përfituesve me njëri tjetrin apo qoftë me vendimmarrësit e tenderave publike.

Në kushtet e Shqipërisë duhet të jemi sa më konservatorë kemi pasur shkelje të dukshme, raste korruptive, të jemi sa më konservatorë e jo liberalë për standartet e prokurimeve. Dhoma amerikane e tregtisë do organizojë në shtator konferencën smart city, e cila do të prezantojë disa nga teknologjitë më të përparuara dhe për herë të parë do jenë prezente disa nga kompanitë amerikane më të mëdha në këtë fushë si Google, Amazon, Tesla që nuk janë shumë prezente në rajonin e Ballkanit. Do jenë prezent 20 kryetar të bashkive të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Indeksi i biznesit, po mundohemi ta standardizojmë që të jetë prezent në të gjitha vendet e rajonit. Kjo do na jepte mundësinë që ta krahasohemi në indikatorë të ndryshëm por edhe për të marrë praktikat më të mira. E fundit, kemi shënuar rritje të investimeve amerikane me 62 milionë në vitin që kaloi. Kjo është rritje organike e bërë me kontribut të investimeve të vogla, të cilat i konsiderojmë se do jenë të qëndrueshme. Jemi të qartë që janë shifra modeste. Edhe kjo na çon te klima e biznesit. Nëse krahasohemi me RMV dhe Serbinë ne jemi poshtë në investime në Shqipëri. Ka dy faktor që po e bëjnë klimën më të rëndësishme. Faktorët e jashtëm me sfidat globale si lufta në Ukraine që ka përshpejtuar presionet e inflacionit, por ka ndërprerë kanalet e furnizimit por nga ana tjetër indeksi i biznesit ka pësuar rënie në 3-4 vitet e fundit. Indeksi është i rëndësishëm sepse mat klimën e biznesit, dhe kjo na shqetëson. Klimën e biznesit e ka Shqipëria ne dorë

dhoma amerikane e tregtise enio jaco

Sondazh

Poll