Art&Argëtim

Me zërin duke iu dridhur, flet nëna e Hueyda El Saied: Kur të vdes fëmija, të vdes edhe shpirti...

Madje kjo e fundit, në një intervistë për emisionin "Rudina", nuk i ka kursyer as lotët.

26 Qershor 2022, 11:35 Nga k.m.
Me zërin duke iu dridhur, flet nëna e Hueyda El Saied: Kur të
Diana Çoku

TIRANË- Hueyda El Saied u nda nga jeta 7 muaj më parë në moshën 46-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Kur kanë kaluar 7 muaj nga humbja e artistes, bashkëshorti i saj Thierry Grosjean, djali Gabriel, dhe nëna e saj Diana Çoku, rrëfyen se dhimbja është ende e madhe. Madje kjo e fundit, në një intervistë për emisionin "Rudina", nuk i ka kursyer as lotët.

“Ndihem shumë keq, nuk kam fjalë për Hueydën… sepse kur të vdes fëmija, të vdes edhe shpirti bashkë. Por duhet të bëhem e fortë, sepse kam Gabrielin dhe Tierry-n. Nuk ndjehem shumë mirë. ”– tha nëna e artistes së ndjerë.

Ndërsa bashkëshorti Thierry Grosjean, tregoi se që nga vdekja e bashkëshortes së tij i është dashur të bëhet edhe nënë dhe baba për djalin e tyre 6-vjeçar. Artistja u nda nga jeta në moshën 46 vjeçare më 23 nëntor si pasojë e kancerit të gjirit, ndërsa disa ditë më parë u dekorua me titullin "Mjeshër i madh" nga presidenti Ilir Meta.

diana çoku hueyda el saied

Sondazh

Poll