Bota

Zelensky flet në festivalin e Glastonbury: Rusia na ka vjedhur paqen

Në një video-mesazh për pjesëmarrësit e festivalit, Zelensky tha se njerëzit në Ukrainë dëshironin të jetonin jetën si dikur, të shijonin lirinë dhe këtë verë të mrekullueshme.

24 Qershor 2022, 17:40 Nga I.A
Zelensky flet në festivalin e Glastonbury: Rusia na ka vjedhur paqen
Volodymyr Zelensky

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, iu drejtua turmave në festivalin Glastonbury dhe u kërkoi atyre të përhapin të vërtetën për luftën e Rusisë dhe të provojnë se liria fiton gjithmonë. Në një video-mesazh për pjesëmarrësit e festivalit, Zelensky tha se njerëzit në Ukrainë dëshironin të jetonin jetën si dikur, të shijonin lirinë dhe këtë verë të mrekullueshme.

 

"Por ne nuk mund ta bëjmë këtë sepse ka ndodhur më e tmerrshmja. Rusia na ka vjedhur paqen. Ukrainasit nuk do të lejonin që lufta e Rusisë të shkatërronte jetët e njerëzve në vende të tjera të Europës, Afrikës, Azisë dhe Amerikës Latine, duke shtuar se ata janë të kërcënuar. Kjo është arsyeja pse unë ju kërkoj mbështetje. Glastonbury është fokusi më i madh i lirisë këto ditë dhe ju kërkoj të kuptoni se liria e të gjithëve po sulmohet. Tregoni të vërtetën për luftën e Rusisë. Ndihmoni ukrainasit që janë të detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre për shkak të kësaj lufte,” tha Zelensky.

volodymyr zelensky lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll