Aktualitet

Pas disa ditësh kërkime, gjendet në lumin Vjosë trupi i pajetë i një gruaje

Ishin familjarët e saj e kishin shpallur të zhdukur dhe ditën e djeshme në Vjosë u zbuluan vetëm disa sende të saj por jo trupi.

23 Qershor 2022, 21:27 Nga k.m.
Pas disa ditësh kërkime, gjendet në lumin Vjosë trupi i
Foto ilustruese

VLORË- Është gjetur në lumin Vjosë trupi i 56-vjeçares me iniciale L.K e cila rezultonte e humbur që prej 20 qershorit. Trupi i 56-vjeçares do të transportohet në morgun e spitalit të Vlorës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Ishin familjarët e saj e kishin shpallur të zhdukur dhe ditën e djeshme në Vjosë u zbuluan vetëm disa sende të saj por jo trupi.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të ditës së djeshme, në lidhje me kërkimet në lumin Vjosë, ju informojmë se ditën e sotme, në brendësi të lumit është gjetur e mbytur shtetasja L. K., trupi i pajetë i kësaj shtetaseje, do të transportohet në morgun e spitalit të Vlorës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

lumi vjosa

Sondazh

Poll