Aktualitet

'O ule telefonin se shteti'/Postoi video në TikTok, Policia gjen shoferin e papërgjegjshëm, rezulton i droguar

Pasi u identifikua, i riu u ndalua dhe iu shtuan akuzat. I riu u kap duke përdorur celularin, pa vendosur rripin e sigurisë dhe pa leje drejtimi.

23 Qershor 2022, 18:47 Nga k.m.

'O ule telefonin se shteti'/Postoi video në TikTok, Policia gjen

TIRANË- Një 21-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit, pasi është zbuluar një video e tij në TikTok, teksa përdorte telefonin duke drejtuar makinën. Pasi u identifikua, i riu u ndalua dhe iu shtuan akuzat. I riu u kap duke përdorur celularin, pa vendosur rripin e sigurisë dhe pa leje drejtimi. Por nuk përfundoi me kaq. Gjatë testit të kryer me AquilaScan rezultoi se ky shtetas drejtonte mjetin, nën efektin e lëndëve narkotike. Ndaj dhe tani do të përballet me drejtësinë për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Postoi video në një rrjet social, për të reklamuar shkeljen rrugore që po kryente, Policia identifikon dhe ndalon drejtuesin e mjetit. Shërbimet e Qarkullimit Rrugor, pas publikimit të një videoje në rrjetin social TikTok, në të cilën shfaqej një shtetas që përdorte aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e tij.

Në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin E. D., 21 vjeç, i cili drejtonte mjetin duke përdorur celularin, pa vendosur rripin e sigurisë dhe pa leje drejtimi. Gjatë testit të kryer me AquilaScan rezultoi se ky shtetas drejtonte mjetin, nën efektin e lëndëve narkotike. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".

tiktok policia e tiranes

Sondazh

Poll