Bota

Gazetari gjerman lavdëron paraqitjen e Presidentes Osmani në Bruksel

Ai shprehu vlerësimin e tij për Osmanin duke e konsideruar si shembull se si bëhet komunikimi politik duke patur qartësi dhe pozititvitet.

23 Qershor 2022, 18:05 Nga d.a.
Gazetari gjerman lavdëron paraqitjen e Presidentes Osmani në Bruksel
Markus Preib dhe Vjosa Osmani

KOSOVË- Markus Preib, drejtues i studios ARD Europe në Bruksel, i ka bërë përshtypje paraqitja e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani para samitit të krerëve të BE-së me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Ai shprehu vlerësimin e tij për Osmanin duke e konsideruar si shembull se si bëhet komunikimi politik duke patur qartësi dhe pozititvitet.

Nëse doni të shihni se sa mirë bëhet komunikimi politik, duhet ta shikoni paraqitjen e sotme të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. E qartë kristal, argumentuese, e diferencuar, pozitive dhe retorikisht e përsosur”, shkroi ai në Twittter.

Osmani është pyetur se pse liberalizimi i vizave është i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës dhe përgjigjja e Osmanit ishte se kjo është një padrejtësi e madhe që po iu bëhet atyre derisa njerëzit nga e gjithë Europa dhe përreth saj lëvizin lirshëm derisa një vend me më pak se 2 milionë banorë mbahet i izoluar.

 

vjosa osmani samiti i brukselit markus preib

Sondazh

Poll