Aktualitet

“Më jep para”, babai shqiptar s’duron dhe godet vajzën, ndërhyn dhe e vajza e vogël

Në përplasje është përfshirë edhe vajza më e vogël e familjes, 18 vjeç, e cila nga ana e saj ka nisur të godasë me shqelma të atin.

21 Qershor 2022, 20:31 Nga k.m.
“Më jep para”, babai shqiptar s’duron dhe godet
Foto ilustruese

GREQI- Një episod dhune është regjistruar në një familje shqiptare në Heraklion, ku babai ka dhunuar dy vajzat e tij. Gjithçka nisi kur vajza 20-vjeçare i kërkoi babait të saj para xhepi.

Fillimisht, sipas mediave greke, ai u përpoq t'i shpjegonte asaj se nuk kishte para, por vajza këmbënguli. Pikërisht këtë moment, babai 54-vjeçar nga Shqipëria e goditi 20-vjeçaren me grusht duke i lënë shenja në sy. Në përplasje është përfshirë edhe vajza më e vogël e familjes, 18 vjeç, e cila nga ana e saj ka nisur të godasë me shqelma të atin.

Të gjithë përfunduan në Drejtorinë e Policisë dhe u morën në pyetje njëri-tjetrin, mirëpo nuk dihet ende se ç'do të vendoset për sherrin në familje. 

greqi

Sondazh

Poll