Bota

Nesër në Bruksel vijon takimi Bislimi-Petkoviç Vuçiç: Do shkojë mirë nëse pala tjetër nuk shpik diçka

Vuçiç u shpreh se shpreson që të arrihet paktën në një marrëveshje dhe mendon se gjithçka do të shkojë mirë nëse pala e Kosovës "nuk shpik" diçka të re.

20 Qershor 2022, 18:29 Nga d.a
Nesër në Bruksel vijon takimi Bislimi-Petkoviç
Bislimi, Petkovic dhe Lajcak

SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka rreth takimit që do të mbahet nesër nga negociatorët për vijimin e dialogun Kosovë-Serbi nesër në Bruksel.

Vuçiç u shpreh se shpreson që të arrihet paktën në një marrëveshje dhe mendon se gjithçka do të shkojë mirë nëse pala e Kosovës "nuk shpik" diçka të re.

“Shpresoj se mund të arrijmë një marrëveshje, sepse kjo do të ishte marrëveshja e parë për disa gjëra elementare, të cilat do të ishin të rëndësishme”, tha Vuçiç.

Përsa i takon Samitit të BE-së ku janë të ftuar edhe 6 vendet e rajonit, Vuçiç theksoi se është shumë i interesuar se çfarë do të ndodhë të enjten, në Samitin e BE-së dhe liderëve të Ballkanit Perëndimor, sepse në bazë të kësaj, do të mund të konkludohet se cila do të jetë arkitektura e Evropës.

"Kjo do të jetë ndoshta dita më e rëndësishme dhe më interesante në 10 vitet e fundit në nivel evropian. Sepse pas kësaj do të shohim se si është arkitektura e Evropës, të kuptojmë se çfarë po na vjen dhe ta kuptojmë më mirë vendin tonë, pa nënvlerësuar apo mbivlerësuar as ne dhe as ata”.- shtoi ai.

Përsa u takon pjesmarrjes së tij në Samit Vuçiç tha se ai ka marrë ftesë por do të këshillohet me liderët e “Open Balkans, si dhe me anëtarë të Qeverisë së Serbisë”.

Dua të konsultohem me qeverinë, por edhe me njerëzit e Ballkanit të Hapur, që të marr vendim nëse do të shkojmë në Bruksel dhe çfarë qëndrimi do të mbajmë”, tha ai.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i nisur 11 vite më parë, ende ka mbetur pa progres pasi në takimet e fundit të zhvilluara në rang të lartë por dhe me kryenegociatorët ende nuk është arritur një marrëveshje. Por ditët e fundit i dërguari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak është shprehur pozitiv se këtë javë do të arrihet një marrëveshje mes palëve, e cila me shumë mundësi do të jetë ajo e energjisë.

dialogu kosove-serbi besnik bislimi petar petkoviç aleksander vucic

Sondazh

Poll