Art&Argëtim

Donald Veshaj i zë vendin e punës Bora Zemanit, prezanton “Përputhen”

Opinionist në këtë pjesë ishte Romeo Veshaj që mori pseudonimin Arjan Binomi.

18 Qershor 2022, 09:50 Nga F.M
Donald Veshaj i zë vendin e punës Bora Zemanit, prezanton
Donald Veshaj

TIRANË- Aktori Donald Veshaj ka zënë për vetëm pak minuta vendin e punës së Bora Zemanit, ish-të dashurës së tij dhe ka prezantuar “Përputhen”. Ai shkoi bashkë me të ftuarin e “Më lër të flas”, reperin Trim Ademi të njohur ndryshe si Capital T, për t’i gjetur dashurinë në program.

 “Unë shpresoj shumë të jesh i sinqertë në atë që thua, të paktën si mashkull, sepse loja me shumë vajza nuk është asnjëherë e bukur. Dhe në fund, djali gjithnjë do humbasë”, e nisi Donaldi misionin për të përputhur këngëtarin.

Opinionist në këtë pjesë ishte Romeo Veshaj që mori pseudonimin Arjan Binomi.

“Konkurrenti i sotëm është një djalë i thjeshtë, i cili udhëtoi me autobus që nga Prishtina në Tiranë, për të gjetur dashurinë e tij. Ai ka ardhur me dëshirën e tij,”- shtoi Donaldi.

Tri vajza hynë më pas në studio dhe treguan pëlqimin e tyre për këngëtarin.

capital t donald veshaj bora zemani

Sondazh

Poll