Art&Argëtim

‘Gjyshërit e mi flasin shqip’/ Aktori turk që ‘çmendi’ femrat flet për origjinën e tij: Kam shkuar në Shqipëri, b

27 Korrik 2019, 13:30 Nga DOSJA
‘Gjyshërit e mi flasin shqip’/ Aktori turk që

TURQI– Aktori i famshëm turk me origjinë shqiptare Can Yaman ka folur për herë të parë lidhur me rrënjët e tij.

I ftuar në emisionin “Qejfi më i madh se Stambolli”, Can ka treguar se babai i tij është me origjinë nga Prishtina dhe se në familjen e tij flasin shqip.

Madje Can ka treguar se ka qënë edhe një muaj në Tiranë, ku për shkak se nuk fliste shqip kishte komunikuar italisht.

Nga ana e babait jam me prejardhje shqiptare me prejardhje nga Jugosllavia. Nga Prishtina. Gjyshi im është rritur në Prishtinë, gjyshja ime në Shkup. Në vitin 1959 kemi ardhur në Stamboll. Të afërmit nga babai flasin shqip. Kushërinjtë e largët. Ngaqë nuk jam takuar me ata nuk i njoh. Të afërmit si dajat e babait tim, vëllezërit e gjyshes. Ata flasin shqip. Edhe gjyshi dhe gjyshja ime flasin shqip. Madje, ka raste që flasin shqip. Por unë jam rritur më shumë nga ana e mamasë. Dhe atje nuk flisnim shqip, flisnim vetëm turqisht. Për këtë arsye unë nuk di shqip. As babai im nuk di, di xhaxhai im. Ai ka lindur në Prishtinë. Janë 5 vëllezër, pas tij të tjerët kanë lindur në Turqi. Unë di italisht. Kam shkuar në Shqipëri, Tiranë dhe qëndrova thuajse një muaj atje. Flisja italisht,”- tha Can.

Can Yaman është një aktor dhe avokat turk. Ai ka marrë çmimin Golden Butterfly për aktorin më të mirë të komedisë romantike në 2018 për rolin e tij në Erkenci Kuş. Filmi ka thyer çdo rekord të mëparshëm në shikueshmëri.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz can yaman can yaman shqiptar can yaman can yaman shqiptar

Sondazh

Poll