Editorial

Ti më mbushe me besim, moj e dashura shoqja Kim

Pas show-t të djeshëm në konferencën antikorrupsion, nuk mendoj se është një mëkat i madh që titullin e komedisë së Poncela-s ta bëjmë “Ne të korruptuarit jemi njerëz të ndershëm” dhe këtë moto shumë bukur mund ta kishte edhe ajo konferencë. E them këtë sepse ndikimi komik i saj ishte i garantuar.

14 Qershor 2022, 10:51 Nga Meri Lika
Ti më mbushe me besim, moj e dashura shoqja Kim
Meri Lika dhe Yuri Kim

Para më shumë se 20 vite më parë, kur u njoha me letërsinë hispanike dhe atë spanjolle, lexova tekstin e një komedie të Enrique Jardiel Poncela (shkrimtar dhe dramaturg spanjoll) me titull “Los ladrones somos gente honrada” (“Ne hajdutët jemi njerëz të ndershëm”).

Pas show-t të djeshëm në konferencën antikorrupsion, nuk mendoj se është një mëkat i madh që titullin e komedisë së Poncela-s ta bëjmë “Ne të korruptuarit jemi njerëz të ndershëm” dhe këtë moto shumë bukur mund ta kishte edhe ajo konferencë. E them këtë sepse ndikimi komik i saj ishte i garantuar. Paradën e antikorrupsionit dje na e bënë ata që akzuohen më shumë për korrupsion (me fakte e jo në erë), duke na shenjtëruar papërlyeshmërinë e tyre.

Ajo që më bëri më shumë përshtypje në këtë konferencë por jo vetëm në të, është pathosi dhe përkushtimi i ambasadores së vendit më të demokratizuar dhe thellësisht i deklaruar në luftën kundër korrupsionit, e cila me një lumturi të jashtëzakonshme vizuale na paraqet i me aftësi tetraciklinike të korruptuarit që e rrethonin dje.

Nuk kam ndërmend të them se si u ndjeva nga propaganda antikorrupsion e lubisë së korrupsionit shqiptar, qeverisë së rilindjes, sepse asaj duhet t’ia tregojmë vendin me votë, por dua të them se si u ndjeva nga mesazhi që më përcolli ambasadorja.

Mesazhi kryesor ishte “lum ne për ç’na dëgjojnë veshët, e mjerë ne për ç’na shohin sytë”.

Sipas mendimit tim krejt modest, kjo konferencë më tregoi se ne shqiptarët jemi të dënuar të kundrojmë edhe për shumë vite se si na vidhen paratë, pronat, pasuritë dhe ardhmja.

Nëse do dëgjoja ambasadoren dhe të korruptuarit e qeverisë tek flisnin dhe të mos hidhja asnjë sy tek realiteti dhe për më tepër të kisha edhe një goditje me pasojë humbjen e kujtesës, do të isha shumë e lumtur për pastërtinë e figurës së të korruptuarve të politikës së vendit tim, si dhe do të mbushesha me besim kur këtë pastërti figure me shpalos me të gjitha ngjyrat verbuese të ylberit dimplomatik edhe ambasadorja.

Fatkeqësisht, unë dhe si unë edhe shumë shqiptarë të tjerë, i hedhim përditë sytë tek realiteti dhe po ashtu fatkeqësisht, nuk vuajmë nga humbja e kujtesës. E në këto kushte të disfavorshme për reklamën politike sado që banderola të tilla të maskojnë peshën e kalbësisë së qeverisë, shumica e jonë mendon se pjesa më e madhe e politikanëve nuk janë njerëz të ndershëm.

Ndjeshmëria jonë sociale (shpresoj dhe uroj të jetë në rritje), ndaj efekteve shkatërruese të korrupsionit mund të jetë për shkak të faktit se "pakica e madhe" e sundimtarëve të korruptuar të politikës “e punëson” veten shumë energjikisht pikërisht tek ato “profesione”, të cilat ligji na i deklaron të fajshme ne popullit të thjeshtë.

Në një kohë kur vlerës së votës i ka humbur vlera, ne nuk na ngelet asgjë tjetër, por vetëm të rrimë duke kundruar buzëqeshjet piramidale, apo cilindrike të të korruptuarve që na flasin për antikorrupsionin, e të mbushemi me besim se nga kjo e keqe e madhe do të na shpëtojë shoqja Kim./Dosja.al

editorial meri lika yuri kim mberrin ne tirane konferenca anti-korrupsion

Sondazh

Poll

Editorial 11 Qershor 2022, 17:45 Ditmir Bushati

Tri mesazhet e Kancelarit në Ballkan!

Olaf Scholz Mesazhi i parë ka të bëjë me simbolikën, e cila në politikë të jashtme reflekton veprimin politik. P&eu...

Editorial 9 Qershor 2022, 15:10 Arber Zaimi

Po me urën ç’pati Rama?

Ura që lidh Velipojën me Ulqinin do të ishte me të vërtetë punë me vlerë, kur të kryhet. Prandaj duhet mbësh...

Editorial 7 Qershor 2022, 11:48 Monitor

Si po varfërohen më shumë të varfërit

Varferi Në median angleze, të shkruar e televizive, janë të pafund artikujt, kronikat dhe lidhjet direkte për efektet që ka s...

Editorial 5 Qershor 2022, 15:42 Enton Abilekaj

Një gjeneral kapet rob

Bajram Begaj TIRANË- Pasi shkruajti historinë e tranzicionit me fitoren e mandatit të tretë, pas kontestimeve të opozitës p&...

Editorial 5 Qershor 2022, 12:09 Meri Lika

Bastardja e Stambollit

Meri Lika Dëmi institucional që ka shkaktuar pushteti i Ramës, sipas mendimit tim, do të ketë efekte për disa dekada. Ai i &e...