Editorial

Bastardja e Stambollit

Firmosja e dekretit të presidentit m’u duk si titulli i Elif Shafakut “Bastardja e Stambollit”, jo për nga përmbajtja e librit por thjesht nga mënyra e këtij procesi të farsëzuar.

5 Qershor 2022, 12:09 Nga Meri Lika
Bastardja e Stambollit
Meri Lika

Dëmi institucional që ka shkaktuar pushteti i Ramës, sipas mendimit tim, do të ketë efekte për disa dekada. Ai i është përkushtuar zbërthimit pjesë-pjesë të Kushtetutës duke shkatërruar balancat e pushteteve, duke zhdukur organizmat e kontrollit, duke kontrolluar gjithçka dhe duke e vënë në punë vetëm në interes të tij.

Firmosja e dekretit të presidentit m’u duk si titulli i Elif Shafakut “Bastardja e Stambollit”, jo për nga përmbajtja e librit por thjesht nga mënyra e këtij procesi të farsëzuar.

Fillimisht Rama u shfaq si njeriu i popullit, gjoja duke i lënë këtij të fundit dorë të lirë që të zgjidhte presidentit, “për herë të parë në histori”.

E në këtë larashëri ekstaze, u lëshuan të rrëmbenin karrigen, gra e burra me tituj e me ofiqe, të cilët ishin të bindur se i donte populli por më shumë të bindur ishin që do t’i donte dhe partia.
Pasi u argëtua me aktin e parë të skenarit të komedisë që filloi të vinte skenë, Rama e kaloi veprën tek akti i dytë.

Ai thirri opozitën “e gjallë”, që të propozonte emra dhe mbiemra burrash e grashë të cilëve ai me bujarinë e tij do t’iu linte karrigen e Haxhi Qamilit.

Njësoj si në aktin e parë kur mbajtësit e titujve shkencorë e akademik u vërsulën drejt karriges edhe akti i dytë nuk pati ndryshim. I vetmi ndryshim ishte se gjallesat e opozitës u vetëpompuan duke besuar me naivitetin e një budallai se do të ishin pikërisht ata të cilët do ta zotëronin karrigen e presidentit.
Opozita e “gjallë” u pushtua nga deliri i faktit se Rama po konsideronte pikërisht ata si partnerë dhe jo “të vdekurit” e Berishës, në këtë delir lëshuan lumin e kandidatëve (njëri më i mirë se tjetri) të bindur se tashmë karrigia ishte e tyre, por për fatin e keq ata nuk e kishin menduar se finaléja nuk do ishte e tyrja.

Me bishtin ndër shalë, grupi AliBardhi u ristruk në cepin ku po pret vendimin që gjykata t’iu japë partinë paçka se pa anëtarë.

Rama e kishte ruajtur për vete finalènë.

Një finalè e gjitha e zhvilluar në ajër. Ai vjen me avion nga USA, dekreti vjen me avion nga Turqia, lamashët e politikës aprovojnë me duar në ajër dhe në fund, presidenti Berom, mbërthen karrigen e shumë lakmuar për muaj të tërë.

Janë të panumërta ligjet, që kjo Qeveri i ka kaluar në kuvendin e saj të lyer me yndyrë velesitëse, të cilët janë hapur antikushtetues dhe zbatimi i tyre ka vazhduar me vetëdije duke llogaritur faktin se për sa kohë që Gjykata Kushtetuese, është duke i diskutuar për t’i shpallur si antikushtetuese, Rama mund të kryejë keqbërjet e tij pa asnjë kontroll.
Dhe deputet janë të komanduar të ecin me aksiomën “përderisa nuk janë në burg: votoni”.

Parodia e presidentit ishte vula e fundit e të keqës që po e mbyt shoqërinë tonë.

Sondazh

Poll

Editorial 27 Maj 2022, 11:58 Agron Gjekmarkaj

Po vjen Presidenti

Agron Gjekmarkaj Po vjen Presidenti! Kjo pranverë hyri e po del me ëndrra shumë. Më e spikatura prej tyre është ajo për ...

Editorial 27 Maj 2022, 11:28 Ben Blushi

Pse lufton Amerika me Rusinë?

  Ben Blushi PSE LUFTON AMERIKA ME RUSINË Bota është përgatitur prej gati një shekulli për një luftë të...

Editorial 23 Maj 2022, 18:22 Andi Bushati

Berisha fitoi, poshtë Berisha

Andi Bushati Noterizimi i fitores së Sali Berishës përmes votimit të 22 majit, një vit pasi ai u fshikullua nga “non grata&...

Editorial 18 Maj 2022, 12:56 Enton Abilekaj

Fitorja e një disfate të re

Edi Rama, Enkelejd Alibeaj dhe Enton Abilekaj Grupet parlamentare te opozitës morën të drejtën për të propozuar ekskluzivish...