Aktualitet

VIDEO-Grabitja e bankës në Koplik, maska 'Scream' mban peng punonjësit, dy marrin paratë

I veshur me një palë tuta të zeza e atlete, ai sheh herë pas here nga dera e jashtme.

5 Qershor 2022, 16:55 Nga F.M
VIDEO-Grabitja e bankës në Koplik, maska 'Scream' mban peng
Momenti i grabitjes së bankës në Koplik

KOPLIK- Ky është momenti kur tre persona të veshur me të zeza me maskë si personazhi ‘Scream’ i filmave të  Halloëeen dhe të armatosur me kallashnikovë grabitën filialin e një banke në Koplik. Pamjet e publikuara nga TopChannel tregojnë se si një prej grabitësve ka ulur në tokë të gjithë punonjësit e bankës së nivelit të dytë dhe u drejton kallashnikovin. I veshur me një palë tuta të zeza e atlete, ai sheh herë pas here nga dera e jashtme.

Ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij janë futur në arka dhe kanë mbushur çantat me para. Sapo ata marrin paratë, 18 milione lekë të vjetra, të tre dalin nga banka duke lënë punonjësit të terrorizuar. Ngjarja ka ndodhur më 9 maj. Sot ranë në pranga të tre të rinjtë që morën pjesë në këtë grabitje dhe u sekuestrua kallashnikovi. Bekim Gurraj, 22 vjeç, Armir Shabaj, 25 vjeç dhe Admir Shabaj, 19 vjeç, banues në Aliaj, Malësi e Madhe.

Sondazh

Poll