Bota

VD-Tre rojeve u bie të fikët nga vapa gjatë festimeve për Mbretëreshën Elizabeth

Një burrë ishte i pari që ra nga shkallët ndërsa ministrja e Jashtme Liz Truss po ecte drejt katedrales. Kolegët e tij e mbështetën shpejt dhe ai u kthye në postin e tij.

3 Qershor 2022, 19:23 Nga DOSJA
VD-Tre rojeve u bie të fikët nga vapa gjatë festimeve për
Ushtaret britanik

BRITANI- Temperaturat e larta dhe orët e gjata të qëndrimit me uniformën e rëndë ushtarake bënë që tre burra të gardës së nderit t'ju bjerë të fikët gjatë shërbimit për Mbretëreshën Elizabeth, të premten në Londër.

Një burrë ishte i pari që ra nga shkallët ndërsa ministrja e Jashtme Liz Truss po ecte drejt katedrales. Kolegët e tij e mbështetën shpejt dhe ai u kthye në postin e tij.

Temperatura sot në Londër ishte mbi 20 gradë. Pak më vonë, një tjetër ushtar kanadez u përkul. Pastaj një ushtar nga roja e mbretëreshës. Dy të tjerëve iu ra të fikët, gjithsej pesë, edhe pse nuk ka asnjë pamje fotografike për këtë.

Vetë Mbretëresha Elizabeth nuk mori pjesë në shërbim, duke përmendur lodhjen dhe sëmundjen nga parada e djeshme.

Sondazh

Poll