Bota

Erdogan bisedon me Stoltenberg: Suedia dhe Finlanda të dëshmojnë se nuk mbështesin terroristët

Gjatë bisedimeve, Erdogan vuri në dukje se shqetësimet e sigurisë së Turqisë mbi kërkesat e Suedisë dhe Finlandës për pranim bazohen në "arsye të drejta dhe legjitime".

3 Qershor 2022, 18:57 Nga d.a
Erdogan bisedon me Stoltenberg: Suedia dhe Finlanda të dëshmojnë
Erdogan dhe Stoltenberg

TURQI- Presidneti turk Rexhep Taip Erdogan pati një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për të diskutuar refuzimin e Turqisë për të lejuar Suedinë dhe Finlandën të anëtarësohen në Aleancë.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Komunikimit të presidentit turk, është diskutuar për kërkesën e dy vendeve skandinave. Gjatë bisedimeve, Erdogan vuri në dukje se shqetësimet e sigurisë së Turqisë mbi kërkesat e Suedisë dhe Finlandës për pranim bazohen në "arsye të drejta dhe legjitime".

Erdogan theksoi se të dyja vendet duhet ta bëjnë të qartë se kanë ndërprerë mbështetjen e terrorizmit, se kanë hequr sanksionet kundër Turqisë dhe se janë të gatshme të tregojnë solidaritet aleat. Kështu, Turqia mund të thotë "po", thuhet se tha presidenti turk.

Nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s theksoi nevojën për të përmbushur pritshmëritë e Turqisë, "një aleate e rëndësishme".

Sondazh

Poll