Art&Argëtim

‘Ule shishen Mesila!’/ Baton Haxhiu tregon sherrin me ish-deputeten: Kam respekt për burrin e saj

24 Korrik 2019, 17:19 Nga DOSJA
‘Ule shishen Mesila!’/ Baton Haxhiu tregon sherrin me ish-deputeten:

TIRANË– I ftuar në “Pushime on Top” gazetari dhe analisti Baton Haxhiu ka folur edhe lidhur me debatin e ashpër në studio me ish-deputeten Mesila Doda.

Haxhiu tha se ishte i sigurtë që Mesila nuk do ta qëllonte me shishe pasi nuk kishte aq guxim.

“Nuk më ka bërë pershtypje, kam pasur qetësi maksimale për arsye se njerezit nuk i mati me bërtitma apo me klithma…Nuk mendova se do të më qëllonte s’ka ashtu njerez të guximshëm! Unë kam respekt për burrin e saj, kaq! Komentet negative nuk më shqetësojnë, ajo që më krijon problem është si do e përjetojnë Andi dhe Joni deh si shkon te ata,”-tha ai.

Debati mes tyre nisi në studion e Opinion, ku Baton Haxhiu tha që ka qenë dhe në takimin mes Ramës dhe Vuçiç, dhe se nuk ishte folur për shkëmbim territoresh. Kjo ka nxehur Mesila Dodën, e cila i tha gazetari gënjen.

Haxhiu i tha Dodës, se mos t’i drejtohej atij me ato fjalë por të shkonte e t’i thoshte burrit të saj. Por këtu debati ka arritur kulmin pasi ish-deputetja e ka kërcënuar se do ta qëllonte me shishen e ujit që mbante në dorë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz baton haxhiu mesila doda sherri doda haxhiu baton haxhiu mesila doda sherri doda haxhiu

Sondazh

Poll