Insights

'Duhet të themi ish-Tirana'/ Akil Kraja: I jap të drejtë taksistit, qyteti s'ka teatër, stacion, metro, ujë

1 Qershor 2022, 09:02 Nga Akil Kraja
'Duhet të themi ish-Tirana'/ Akil Kraja: I jap të
Akil Kraja

-Ku po shkon? Më pyet taksisti, një burrë që i kishte kaluar të 50-tat.

-Te garda, i them unë.

-Gabim, tek ish-garda do të thuash, Më korigjon ai me ngut. Dhe shton, në Tiranë tani po nuk shtove nga një ish-përpara nuk shkon gjëkundi. Ish-ekspozita, ish-stadiumi, ish-stacioni i trenit, ish-aneksi dinamo, ish-hotel dajti...

Dhe me tonin e dorëzuar të çdo taksisti që kërkon të shtyjë pak minuta bisede me klientin e rradhës, ripërsërit për të disatën herë një aksiomë që ja thotë me gjasa çdokujt :

- More djalë, tani duhet të themi ish-qyteti Tirana...

I jap të drejtë.

Sipas raportimeve, Bashkia Tiranë ka dhënë mbi 4 milion m2 leje ndërtimi të reja prej 2015. Pavarësisht kësaj, Tirana mbetet ndër të paktit kryeqytete pa teatër kombëtar, pa stacion treni, pa tramvaj, pa metro, pa ujë, pa lulishte e pa parqe...

Tirana, një ish-qytet? Po çfarë tjetër... ?!

Sondazh

Poll

Insights 24 Maj 2022, 18:18 Fjola Graçi

SHËNIM: Pse vrasin Policët tanë?

Foto ilustruese TIRANE- Ludian Zaimi vetëm 25 vjeç ndodhet sot pas hekurave pasi vendosi që problemin personal që kishte me kole...