Insights

Ben Blushi takon tifozin holandez në Tiranë: S’ju fusim në Evropë po jeni me Murinjon

Ben Blushi rrëfen takimin me një tifoz holandez sot në Tiranë.

25 Maj 2022, 16:23 Nga DOSJA
Ben Blushi takon tifozin holandez në Tiranë: S’ju fusim në
Tifozi holandez

Rrëfimi i takimit me Ben Blushin: 

MARKU, TIFOZI HOLLANDEZ NË TIRANË

Luan Feynord me Romën, do dalim për foto, tha Albani
Dua ti bëj një foto trajnerit të Romës, Jose Murinjos, thashë unë
Ske ku e gjen Murinjon, tha Albani
E kanë varur te Universiteti mbi një vespa, thashë unë
E hoqën sot në mëngjes, tha Albani
Pse e hoqën Murinjon, e pyeta
Do jenë ankuar hollandezët, tha Albani, s’ju fusim në Evropë po të jeni me Murinjon
Duhet të ankohemi ne se tifozët hollandezë na kanë rrahur shumë policë dje, thashë unë
Kaluan para dyqanit tim, tha Albani
Si ishin, e pyeta
Me hunj në dorë, tha Albani
Të thyen gjë?
Ishin të rrethuar nga policia nuk na prekën, tha Albani
Po italianët, ku janë i ke parë?
Italianët janë te liqeni, tha Albani
Në qendër ka vetëm hollandezë, thashë unë, italianët e paskan dorëzuar sheshin Skënderbej
Italianët kanë frikë mos u bëhën pantallonat pis, tha Albani, hollandezët nuk pyesin
Shkojmë te pedonalja e Tiranës, aty ka shumë hollandezë të dehur, thashë unë
Ja ku janë, tha Albani,shife këtë me tatuazhe është tifoz i Feynordit
Si quhesh, e pyeta
Mark, tha hollandezi
Ca pune bën Mark?
Bëj instalime elektrike, tha Marku
Do fitoni sot?
Do fitojmë 3 me 1,tha Marku
Po kaluat pjesën e parë mund të fitoni, thashë unë
We are fighters, tha Marku
Hajde të të bëj një foto Mark,
Ku të rri, pyeti Marku
Te ky muri këtu, thashë unë
Ca është ky muri, pyeti Marku
Ky është muri i Ministrisë së Brendshme, thashë unë
Mos dalin policët na rrahin, tha Marku
Pse ju rrahën dje?
Dje shpëtuam por sot nuk i dihet, tha Marku
Varet kush fiton, thashë unë
Ne do fitojmë, tha Marku
Me siguri ju fitoni, i thashë
Pse vërtet, do fitojë Feynord, pyeti Albani
Fiton Roma 2 me 0, thashë unë
Po pse i the atij që fiton Feynordi, tha Albani
Sepse ndryshe nuk më linte ta fotografoja, thashë unë
Epo pa gënjyer nuk bëhesh fotograf, tha Albani

Sondazh

Poll

Insights 24 Maj 2022, 18:18 Fjola Graçi

SHËNIM: Pse vrasin Policët tanë?

Foto ilustruese TIRANE- Ludian Zaimi vetëm 25 vjeç ndodhet sot pas hekurave pasi vendosi që problemin personal që kishte me kole...

Insights 13 Maj 2022, 13:54 Ditmir Bushati

Çmimi i të ardhmes

Foto ilustruese Është e vështirë të besohet, por e pamundur të mohohet se rendi ndërkombëtar që mbajti pjes&eu...