Bota

Horror në Brazil, i riu zihet me gruan dhe hedh foshnjen nga dritarja

correiobraziliense shkruan se të shtunën pasdite ajo u hodh nga ballkoni i shtëpisë së saj dhe, sipas dëshmitarëve, trupi ra në rrugë, nga një lartësi prej 15 metrash.

31 Maj 2022, 21:44 Nga DOSJA
Horror në Brazil, i riu zihet me gruan dhe hedh foshnjen nga dritarja
David Loesch Filho

BRAZIL- Isabel de Aguilar Loesch do të ishte dy muajshe të hënën. Por tre ditë më parë, ajo u vra tragjikisht nga babai i saj. Correiobraziliense shkruan se të shtunën pasdite ajo u hodh nga ballkoni i shtëpisë së saj dhe, sipas dëshmitarëve, trupi ra në rrugë, nga një lartësi prej 15 metrash.

Autori i vrasjes është vetë babai i foshnjës, David Loesch Filho, 26 vjeç, i cili u arrestua në flagrancë dhe pretendoi se ishte penduar. Krimi shkaktoi revoltë dhe bujë në qytetin me 140.900 banorë. Trupi i Isabelës u varros të dielën pasdite në varrezat komunale Teófilo Otoni.

Sipas raportit të Policisë Ushtarake (PM), dëshmitarët thanë se David Loesch kishte një mosmarrëveshje me nënën e fëmijës, Lucinete de Aguilar Souza, 36 vjeç, në shtëpinë e saj në lagjen Tabajara. Gjatë debatit ai e ka hedhur fëmijën në mes të rrugës.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll