Bota

Vuante nga depresioni, gjendet e vdekur ish-princesha e Katarit nga mbidoza e kokainës

Gallanio ishte gruaja e tretë e Abdelaziz bin Khalifa Al-Thani, 73 vjeç, xhaxhai i Emirit të Katarit.

31 Maj 2022, 20:18 Nga DOSJA
Vuante nga depresioni, gjendet e vdekur ish-princesha e Katarit nga mbidoza e
Kasia Gallanio

KATAR- Ish-princesha e Katarit është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në resortin spanjoll Marbella. SkyNeës shkruan se trupi i Kasia Gallanio, 45 vjeç, u zbulua nga policia brenda pronës të dielën dhe dyshohet se ka humbur jetën nga mbidoza e kokainës. Gallanio ishte gruaja e tretë e Abdelaziz bin Khalifa Al-Thani, 73 vjeç, xhaxhai i Emirit të Katarit.

Ata u martuan në vitin 2004 dhe patën tre vajza, por luftuan një betejë për kujdestarinë për 10 vjet pas akuzave se ai kishte sulmuar seksualisht fëmijën e tij të madh. Ai gjithmonë i ka mohuar akuzat. Të tre fëmijët jetojnë me babanë e tyre në Avenue luksoze Montaigne pranë Champs-Elysees në Paris, pasi Gallanio iu mohua kujdestaria.

E lindur në Los Anxhelos dhe me origjinë polake, ajo po qëndronte në një nga shtëpitë e çiftit në Marbella, ndërsa po përballej me depresionin dhe problemet me alkoolin.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll