Art&Argëtim

Krisja përfundimtare, Iliri u martua pa 'vëllain' e tij, Sabiani shijon darkën me të birin në Vlorë

Çifti u celebrua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj në një ceremoni në buzë të detit dhe më pas festa u transferua në një nga restorante aty pranë.

29 Maj 2022, 09:54 Nga DOSJA
Krisja përfundimtare, Iliri u martua pa 'vëllain' e tij,
Sabiani dhe Ilir Shaqiri

DURRËS-Mbrëmjen e djeshme balerini shqiptar Ilir Shaqiri, njëkohësisht dhe fituesi i BBV, u martua në një dasëm tradicionale ku kishte më shumë se 100 të ftuar.

Çifti u celebrua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj në një ceremoni në buzë të detit dhe më pas festa u transferua në një nga restorante aty pranë.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale shihet se kishte shumë të ftuar VIP ku nuk mungonin as ish-banorët e BBV por ajo që i ra në sy publikut ishte mungesa e 'vëllait' të Ilirit, Sabianit.

Sipas pamjeve Sabiani nuk u pa në asnjë moment dhe duke parë postimet e tij në Instagram ai ndodhej në Vlorë me djalin e tij të vogël dhe një mik.

Ditë më parë u përfol për një krisje të marrëdhënies Sabian-Ilir ku dhe vetë këngëtari i ftuar te emisioni i vëllezërve Veshaj tha se u ndje i tradhëtuar nga 'vëllaçko', mirëpo disa ditë më vonë ai publikoi një story ku i kishte bërë tagg Ilirit dhe e shoqëroi me shprehje 'Qentë le të lehin, karavani të shkojë përpara'.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll