Art&Argëtim

FOTOT- Donaldi dhe Bora kapen duke bërë shopping në Genova

Çifti janë parë të ecin vetëm, pa Romeo Veshajn, të cilin siç duket e kanë lënë në Tiranë të merret me emisionin.

28 Maj 2022, 22:17 Nga DOSJA
FOTOT- Donaldi dhe Bora kapen duke bërë shopping në Genova
Bora Zemani dhe Donald Veshaj

TIRANË- Aktori Donald Veshaj dhe moderatorja Bora Zemani vazhdojnë të heshtin përballë lajmeve për bashkimin e tyre, por së fundmi janë parë bashkë në Genova.

Kryefjala.com ka publikuar fotot ku Donaldi dhe Bora shihen duke bërë pazare në outletin Seravalle në Genova. Çifti janë parë të ecin vetëm, pa Romeo Veshajn, të cilin siç duket e kanë lënë në Tiranë të merret me emisionin.

Dyshja përfliten për bashkim, por vetë nuk pranojnë asgjë. E vetmja që ka reaguar në mënyrë të drejtpërdrejtë ka qenë Bora Zemani, e cila ka pranuar se nga ana e aktorit ka pasur lutje e kërkesë për falje, por asgjë më tepër. Nga ana tjetër, aktori është parë teksa vijon me dedikime e këngë kundrejt moderatores, që siç duket kanë funksionuar.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll