Art&Argëtim

VD/ Probleme me shëndetin mendor, aktorja e 'Bridgerton' shtrohet në spital

Në videon ajo gjithashtu u bëri thirrje ndjekësve të saj që të ndalojnë së qeni kaq të ashpër me veten dhe në momentin kur nuk ndihen mirë të kërkojnë ndihmë nga psikologët.

28 Maj 2022, 09:50 Nga DOSJA
VD/ Probleme me shëndetin mendor, aktorja e 'Bridgerton' shtrohet
Ruby Barker

MBRETËRIA E BASHKUAR- Aktorja 25-vjeçare Ruby Barker, e cila luan Marina Thompson në dramën hit të Netflix, Bridgertons, ndau në një video të postuar në faqen e saj në Instagram të enjten duke treguar se ajo kërkoi ndihmë profesionale për shëndetin mendorë.

Sipas CNN, Barker zbuloi se kishte shumë kohë që nuk ndihej mirë dhe mënëfund vendosi të fokusohej mbi shëndetin e saj mendorë.

"Unë thjesht dua të jem e sinqertë me të gjithë, kam pasur vështirësi. Pra, unë jam në spital për momentin por do të dal së shpejti dhe shpresoj të vazhdoj me jetën time. Unë po bëj një pushim të vogël për veten time,"-tha ajo përmes një videoje në Instagram.

Në videon ajo gjithashtu u bëri thirrje ndjekësve të saj që të ndalojnë së qeni kaq të ashpër me veten dhe në momentin kur nuk ndihen mirë të kërkojnë ndihmë nga psikologët.

"Dua të inkurajoj të tjerët, nëse keni vështirësi, ju lutemi bëni një nder vetes. Merrni një pushim, mos jeni kaq i ashpër me veten tuaj. Dhe njerëzit më thoshin gjithmonë që të mos jem aq i ashpër me veten time"-tha ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ruby Barker (@rubybarker)

Baker nënshkroi kontratën duke u thënë fansave se mezi priste ta kthente karrierën e saj në rrugën e duhur por pas infektimit me Covid-19 dhe më pas me betejat e saj për shëndetin mendor e çuan atë në braktisjen filmit "Running with Lions".

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll