Aktualitet

Ra nga vendi ku punonte/ 34-vjeçari në Laç humbi jetën 1 ditë më parë, Policia njofton sot

Paraprakisht mendohet se shkak për aksidentin është bërë mungesa e sigurisë në punë, ndërkohë që Policia ka nisur një hetim lidhur me ngjarjen.

25 Maj 2022, 19:18 Nga DOSJA
Ra nga vendi ku punonte/ 34-vjeçari në Laç humbi jetën 1
Foto ilustruese

KURBIN- Marku Debrova, 28 vjeç, ka humbur jetën pasi ra nga lartësia e një pallati qe ishte duke u rindërtuar në Milot. Paraprakisht mendohet se shkak për aksidentin është bërë mungesa e sigurisë në punë, ndërkohë që Policia ka nisur një hetim lidhur me ngjarjen.

Ndërkohë që Policia e Kurbinit ka arrestuar në flagrancë inxhinierin e firmës Mondi Turhani 56 vjeç, banues në Tiranë ndërkohë që janë marrë në pyetje kolegët e të ndjerit. Po ashtu, janë shoqëruar në Komisariatin e Kurbinit, bashkë me kolegët, edhe përgjegjësi i firmës që po kryente punimet.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, arrestuan në flagrancë shtetasin M.T. 56 vjeç, banues në Tiranë, me profesion inxhinier ndërtimi tek një firme ndërtimi.

Arrestimi i tij u bë pasi, në objektin të cilin e kishte marrë përsipër firma për punimet e fasadës së jashtme, në qendër të Milotit, duke punuar, ka rënë nga taraca e objektit dhe ka humbur jetën, i punësuari, shtetasi M.D. 34 vjeç, banues në Elbasan. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme për veprën penale ” Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Vetëm se dyshohet se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, por njoftimi i Policisë për mediat lidhur me ngjarjen e ndodhur është bërë pasditen e sotme. Gjë që ngre dyshime se ka pasur tentativa për fshehjen e ngjarjes. 

(k.m.dosja.al)

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Maj 2022, 18:18

Nis futja e tifozëve në stadium

Foto nga momenti TIRANË- Ka nisur futja e tifozëve në stadiumin “Air Albania”, ku do të zhvillohet ndeshja finale e Confere...