Sport

Mediat italiane: Me tifozët e Romës janë infiltruar grekë e turq për të krijuar trazira

Corriere Dello Sport shkruan se tifozë të Paok Salonicco dhe Fenerbahce, skuadra, të cilat janë armiq të Feyenoord janë infiltruar me tifozët italian për të krijuar trazira. 

25 Maj 2022, 17:47 Nga DOSJA
Mediat italiane: Me tifozët e Romës janë infiltruar grekë e
Tifozet

TIRANË- Mediat italiane kanë ngritur alarmin se në Tiranë te tifozët italianë janë infiltruar edhe tifozë grek dhe turq, të cilët janë armiq të Holandës. Corriere Dello Sport shkruan se tifozë të Paok Salonicco dhe Fenerbahce, skuadra, të cilat janë armiq të Feyenoord janë infiltruar me tifozët italian për të krijuar trazira. 

Shkrimi:

Rritet tensioni për rendin publik në Tiranë pak orë para finales së Konferencës së Ligës mes Romës dhe Feyenoord. Pas përplasjeve të natës që çuan në arrestime të shumta, tashmë ka shumë shqetësim për infiltrimin e tifozëve të Paok Salonicco dhe Fenerbahce, armiq të Feyenoord. Policia do të përpiqet të shmangë kontaktet në ndeshjen para dhe pas ndeshjes.

“La Gazzetta dello Sport” gjithashtu ka zbuluar një prapaskenë, nga situata e mbrëmshme teksa shkruan që tifozët e Romës vodhën thikat nga një restorant që të godisnin kundërshtarët e tyre.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll