Sport

Kosova në gatishmëri, forca të shumta policore nisen drejt Tiranës

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani i cili tha se policia e Kosovës do të dërgojë disa zyrtarë policor në Tiranë në mbështetje të kolegëve.

25 Maj 2022, 15:24 Nga DOSJA
Kosova në gatishmëri, forca të shumta policore nisen drejt
Policia e Kosoves

TIRANË- Pjesë e sigurisë gjatë finales së sotme të Conferencë League që do të mbahet në stadiumin 'Air Albania' do të jenë edhe forcat speciale të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani i cili tha se policia e Kosovës do të dërgojë disa zyrtarë policor në Tiranë në mbështetje të kolegëve.

Referuar bashkëpunimit të ndërsjellët në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë, si dhe referuar ndeshjes sportive e cila pritet të mbahet sot, Policia e Kosovës do të dërgoj disa zyrtar policorë në Tiranë”, tha Kelani.

Ndeshja e Conferencë League do të mbahet sot në orën 21:00 mes Romës dhe Feynordit në stadiumin 'Air Albania' të Tiranës.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll