Bota

E rëndë në Itali, makina përfundon në oborrin e një kopshti, humb jetën një fëmijë dhe plagosen 5 të tjerë

Sipas rikonstruksionit të ngjarjes, fëmijët kanë qenë duke luajtur në oborrin e jashtëm të kopshtit dhe çerdhes “1° Maggio”, në fshatin Pile, kur janë përplasur nga makina. 

18 Maj 2022, 19:47 Nga DOSJA
E rëndë në Itali, makina përfundon në oborrin e
Pamje nga aksidenti ne Itali

ITALI- Një aksident tragjik ka ndodhur në L'Aquila të Italisë, ku një makinë goditi gjashtë fëmijë të cilët po luanin në oborrin përpara kopshtit.

Sipas mediave vendase, njëri nga fëmijët ka humbur jetën, ai ishte katër vjeç, ndërsa pesë të tjerë u plagosën, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë. 

Sipas rikonstruksionit të ngjarjes, fëmijët kanë qenë duke luajtur në oborrin e jashtëm të kopshtit dhe çerdhes “1° Maggio”, në fshatin Pile, kur janë përplasur nga makina. Automjeti ka thyer gardhin dhe ka përplasur të miturit, të gjithë të moshës tre deri në pesë vjeç. Kryetari i bashkisë së L'Aquila Pierluigi Biondi shpalli zi qytetin.

Gjashtë fëmijët e plagosur janë transportuar menjëherë në spitale të ndryshme, në “San Salvatore” dhe në disa spitale të Romës. Njëri prej tyre, pavarësisht se u fut në reanimacion menjëherë dhe iu nënshtrua terapisë intensive fatkeqësisht nuk ja doli dhe humbi jetën., nuk ia doli. Ndërkohë një vajzë e vogël është në gjendje të rëndë, ajo është transportuar në spitalin Gemelli dhe prognoza mbetet konfidenciale. Mes katër fëmijëve të tjerë të plagosur, dy janë të shtruar në spital në Romë: një te Foshnja Jezus dhe një tjetër po ashtu te Gemelli.

Makina që përmbysi fëmijët, një Volkswagen Passat me një të mitur në bord, ishte e parkuar në një rrugë tatëpjete kur papritmas automjeti filloi të lëvizte. Sipas asaj që mësohet, makina ishte e një nëne që kishte shkuar të merrte djalin e saj në atë kopsht, duke lënë në makinë djalin tjetër të vogël. Ndër hipotezat që po shqyrtohen për të kuptuar se si makina ka nisur të lëvizë, është edhe ajo se i mituri ka mbetur në makinë mund të ketë zhbllokuar frenat e dorës teksa luante. Në vendngjarje kanë ndërhyrë ambulancat, zjarrfikësit, policia, karabinierët dhe brigada e qytetit. Në momentin e aksidentit, në kopshtin e shkollës ndodheshin rreth dhjetë fëmijë: disa janë të tronditur, të tjerë janë gërvishtur.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll