Bota

Pagoi 600 euro për "këmbët e arta të gaforres", pronari i restorantit i përgjigjet turistes amerikane: Nuk ka shkelje

Në përgjigjen e dërguar ndër të tjera thuhet se  në kontrollet e kryera ditët e fundit në lokal nuk është konstatuar absolutisht asnjë shkelje. Në veçanti, theksohet se më 13 maj është kryer një auditim nga Autoriteti i Pavarur i të Ardhurave Publike dhe auditorët nuk kanë konstatuar asnjë shkelje.

18 Maj 2022, 17:43 Nga DOSJA
Pagoi 600 euro për "këmbët e arta të gaforres",
Foto Ilustruese

GREQI- Një njoftim është bërë nga zyrtarët e restorantit grek në Mykonos, pas denoncimit se një turiste amerikane i është kërkuar të paguajë shumën prej 600 euro.

Sipas Protothemës, në përgjigjen e dërguar ndër të tjera thuhet se  në kontrollet e kryera ditët e fundit në lokal nuk është konstatuar absolutisht asnjë shkelje. Në veçanti, theksohet se më 13 maj është kryer një auditim nga Autoriteti i Pavarur i të Ardhurave Publike dhe auditorët nuk kanë konstatuar asnjë shkelje.

"Më 15 maj, gjatë një kontrolli nga policia e Mikonosit, janë kërkuar të gjitha lejet e operacionit, si dhe njoftimet. Më 18 maj, u bë një auditim i përzier i policisë financiare të Athinës. U bë kontroll tatimor në të gjithë lokalin dhe plazhin si dhe kontroll të punonjësve."-thuhet në përgjigjen e drejtuesve të qendrës katering.

Ankesa për "këmbët e arta të gaforres"

Turistja amerikane që kishte nxjerrë në dritë faturën e 600 eurove, ka vizituar pak ditë më parë Nëndrejtorinë e Policisë së Mykonos dhe është ankuar se personat në lokal e kanë "bullizuar" dhe madje e kanë kërcënuar kur ajo refuzoi të paguante për një pjatë me këmbë gaforre dhe dy kokteje.

Sipas policisë, personat në dyqan, përkatësisht tre meshkuj, i janë afruar asaj dhe vajzës së saj 19-vjeçare në mënyrë kërcënuese pasi nuk kanë pranuar të paguajnë shumën prej 600 euro.

Duhet të paguani sepse në të kundërt do të njoftojmë policinë dhe e dimë se ku po qëndroni”, i thanë punonjësit sipas pretendimeve të saj.

Ajo tha se menaxherët e lokalit lanë të kuptohet se pronari ka të njohur në komisariatin e ishullit dhe prandaj nuk e kishin shqetësuar pavarësisht dhjetëra ankesave që biznesi i tij ka marrë në platformën TripAdvisor.

Isha e para që shkova në departament dhe bëra një denoncim dhe shpresoj që policia greke të hetojë për të ndëshkuar autorët”, shtoi ajo.

Turistja amerikane i kishte dërguar agjentit të saj të udhëtimit pjatën me këmbët e gaforres që i ishte servirur në një restorant në Platys Gialos, duke e shoqëruar foton me një koment kundër drejtuesve të kompanisë.

"Mendoj se ata vendosin se sa para do t'ju paguajnë kur të dërgojnë pasi të keni mbaruar vaktin tuaj. Meqë ra fjala, kjo është ajo që na kanë shërbyer. Së bashku me dy pije, të cilat ishin në një gotë të madhe, por të mbushura me akull, lëng dhe pak alkool"- tha turistja amerikane në mesazhin e saj për agjentin e udhëtimit.

Turistja amerikane pretendon se përgjegjësit e lokalit i kanë faturuar edhe një bakshish prej 78 eurosh, pa miratimin e saj. 

Si nisi historia

Kaluam një ditë të bukur në plazh, por ju lutemi, paralajmëroni klientët tuaj të ardhshëm se restorant-bari që vizituam, na faturoi 600 euro për dy kokteje dhe një pjesë me këmbë gaforre ”, tha në mesazhin e sja turistja amerikane.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll