Bota

Çfarë ka të re për luftëtarët e kapur të Ukrainës në Azovstal?

BBC shkruan se çfarë ndodh me ta më pas është e paqartë, me Ukrainën që bën thirrje për një shkëmbim të të burgosurve, por disa në Rusi sugjerojnë se ata duhet të dalin në gjyq.

18 Maj 2022, 17:34 Nga DOSJA
Çfarë ka të re për luftëtarët e kapur të
Foto nga protesta

UKRAINË- Siç kemi raportuar, rreth 1000 luftëtarë ukrainas që janë ngujuar në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol janë dërguar në territorin e kontrolluar nga Rusia. BBC shkruan se çfarë ndodh me ta më pas është e paqartë, me Ukrainën që bën thirrje për një shkëmbim të të burgosurve, por disa në Rusi sugjerojnë se ata duhet të dalin në gjyq.

Presidenti rus Vladimir Putin tha se ushtarët do të trajtohen në përputhje me ligjet përkatëse ndërkombëtare, por ka shqetësime se çfarë do të ndodhë me ta nëse ata mbeten në paraburgim të Moskës.

"Kriminelët nazistë nuk duhet të shkëmbehen. Ne duhet të bëjmë gjithçka për t'u siguruar që ata të dalin në gjyq," tha të martën kryetari i dhomës së ulët të parlamentit rus, Vyacheslav Volodin.

Rusia pretendon, pa asnjë provë, se Ukraina është një vatër naziste dhe një nga qëllimet kryesore të operacionit të saj ushtarak në Ukrainë është denazifikimi i vendit. Dhe Regjimenti i Azov, anëtarët e të cilit janë në mesin e atyre të evakuuar nga Mariupol, është objektivi më i shpeshtë për pretendimin e Moskës se po lufton kundër nazistëve.

Regjimenti dikur kishte lidhje me të djathtën ekstreme. Në fund të fundit, ka të ngjarë të jetë Putin ai që do të marrë vendimin përfundimtar mbi atë që do të ndodhë me luftëtarët Azovstal.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll