Bota

Atentat kryebashkiakut në Paraguay, zyrtari në gjendje të rëndë

Acevdedo u transferua urgjentisht në një qendër private të kujdesit në Pedro Juan Caballero

18 Maj 2022, 08:07 Nga DOSJA
Atentat kryebashkiakut në Paraguay, zyrtari në gjendje të
José Carlos Acevedo

PARAGUAY- Persona të panjohur kanë qëlluar me armë zjarri mbi kryebashkiakun e Pedro Juan Caballero, José Carlos Acevedo, përballë Pallatit të Drejtësisë në kryeqytetin Amambay. Acevedo sapo kishte përfunduar takimin me bordin komunal kur u përball me disa të panjohur, numri i të cilëve nuk dihet, shkruajnë mediat vendase.

Acevdedo u transferua urgjentisht në një qendër private të kujdesit në Pedro Juan Caballero, aty ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

“Ata e spërkatën me plumba. Më pas hipën në një mjet ngjyrë gri dhe u larguan”, tha një dëshmitar okular i ngjarjes. 

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll

Bota 17 Maj 2022, 22:34

Çfarë ka ndodhur në Mariupol?

Mariupol UKRAINË- Evakuimi i trupave ukrainase nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol, pas dy muajsh brenda, është pengesa m...