Bota

Anëtarësimi në NATO, Putin bisedon me homologun finlandez: Nuk po ju kërcënoj, por është gabim

BBC shkruan se sipas Niinistos biseda me Putin ishte e qetë dhe e ftohtë, duke theksuar se sipas tij anëtarësimi në NATO i Finlandës është gabim.

15 Maj 2022, 17:07 Nga DOSJA
Anëtarësimi në NATO, Putin bisedon me homologun finlandez: Nuk po
Sauli Niinisto

FINLANDË- Presidenti finlandez Sauli Niinisto ka biseduar me presidentin rus Vladimir Putin pasi Finlanda kërkoi të anëtarësohej në NATO. BBC shkruan se sipas Niinistos biseda me Putin ishte e qetë dhe e ftohtë, duke theksuar se sipas tij anëtarësimi në NATO i Finlandës është gabim.

"Ai konfirmoi se mendon se është një gabim. Ne nuk po ju kërcënojmë. Në përgjithësi, diskutimi ishte shumë, mund të them, i qetë dhe i ftohtë," tha Niinisto.

Finlanda ka konfirmuar sot se do të aplikojë zyrtarisht për anëtarësim në NATO. Putin ka thënë më parë se masa është një gabim.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll