Art&Argëtim

“Tallavaja përfaqëson injorancën”, Era Rusi përkrah Ylli Bakës preket nga komentuesi: Ku e dëgjuat ju… (FOTO)

21 Korrik 2019, 08:36 Nga DOSJA
“Tallavaja përfaqëson injorancën”, Era Rusi

TIRANË– Era Rusi ka ndarë një foto me Ylli Bakën, me të cilin ka bërë dhe bashkëpunimin e pëlqyer “Dasma ime”. Por, mes shumë komenteve një ndjekës kritikon këngëtarë që janë përfshirë në tallava.

Nuk e di arsyen se pse kaluat te muzika popullore, por gjithsesi mua më duket veprim i gabuar. Muzika popullore dhe tallavaja mund të kenë përfitime monetare, por nuk kanë vlera të tjera. Tallavaja përfaqëson injorancën. Tallavaja është prapambetje e qartë,”- shkruan një komentues në profilin e Era Rusit.

Duket se këngëtares nuk i ka ardhur mirë që është përcjellë ky mesazh nga bashkëpunimi i tyre dhe ka vendosur t’i kthejë një përgjigje.

“Me gjithë respektin, por ku e dëgjuat ju tallavanë nga ne? Kënga “Dasma ime” është popullore qytetare me motive jugu. Ndoshta nuk jeni i informuar mirë me rrymat muzikore. Gjithë të mirat.”- është përgjigja e këngëtares për kritikën e ndjekësit.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz dasma ime era rusi muzike popullore tallava ylli baka dasma ime era rusi muzike popullore tallava ylli baka

Sondazh

Poll