Art&Argëtim

U tha se ishte ndarë nga i shoqi, Inva Mula poston foton e rrallë në krahë në Hetem Ramadanit

21 Korrik 2019, 07:33 Nga DOSJA
U tha se ishte ndarë nga i shoqi, Inva Mula poston foton e rrallë

Shqipëri- Pas përhapjes me shpejtësi të lajmit se Inva Mula ishte ndarë nga bashkëshorti, biznesmeni Hetem Ramadani, reagoi menjëherë sopranoja.  Ajo theksoi se lajmi nuk është i vërtetë dhe hodhi poshtë këtë thashëethem.

“Për për këtë lajm nuk jam pyetur fare. Madje, kam qenë me pushime dhe nuk e dija fare që kjo gjë kishte ndodhur. Isha e shkëputur edhe nga telefoni, por një mikesha ime po insistonte duke më telefonuar. Ajo ma dha lajmin, por unë e anashkalova, pasi po të kërkosh në “Google” gjen shpesh lajme për ndarjen time. Nuk e di kush e do një gjë të tillë, por nuk ka ndodhur akoma dhe për këtë e siguroj publikun. Unë e anashkalova, por nuk e dija që ky lajm kishte marrë një bujë kaq të madhe”, deklaroi Mula.

Së fundmi ajo ka publikuar edhe foto ku shfaqet në krahët e burrit e saj, e qeshur, pas një koncerti. Mesa duket ajo jep mesazhin se martesa e saj po ecën shumë mirë dhe se është e lumtur.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz hetem ramadani inva mula hetem ramadani inva mula

Sondazh

Poll