Art&Argëtim

Mërkuri në retrograd dhe e premtja "13"; Këto 7 shenja duhet të përgatiten për KAOS e probleme

Mërkuri është planeti problematik i zodiakut, natyra e tij retrograde mund të bëjë që shumë njerëz të ndihen pak më të pakënaqur këtë të premte të datës 13.

13 Maj 2022, 13:16 Nga DOSJA
Mërkuri në retrograd dhe e premtja "13"; Këto 7 shenja
Foto ilustruese

TIRANË- Këtë javë, e premtja e datës 13 do të përkojë me planetin e Mërkurit në retrograd, ndaj astrologët paralajmërojnë se shumë shenja do mund të kenë probleme komunikimi. Duke qenë se Mërkuri është planeti problematik i zodiakut, natyra e tij retrograde mund të bëjë që shumë njerëz të ndihen pak më të pakënaqur këtë të premte të datës 13.

"Sigurohuni që të ngadalësoni dhe mendoni me kujdes përpara se të merrni ndonjë vendim,"– thanë astrologët.

Në të njëjtën ditë, Jupiteri do të transferohet në shenjën e Dashit, gjë që nuk ka ndodhur që nga viti 2011. Kjo do t'i japë Dashit mundësi të ndryshme për të përparuar në të gjitha fushat e jetës, ndaj nuk duhet të shqetësohen për këtë të premte të datës 13.

Shenjat e tjera këshillohen të mendojnë me kujdes dhe të mos nxitohen dhe gjithçka do të jetë njësoj si në të gjitha ditët e tjera.

SHENJAT QË PREKEN NGA NDRYSHIMET: 

Binjakët- Mërkuri do t'ju sjellë probleme lidhur me banesën ose me njërin prind. Gjithçka do jetë e vështirë, ndaj është mirë të bëni durim me vendime të rëndësishme deri më 4 qershor.

Demi- Shpërqëndrim, nervozizëm dhe probleme me komunikimin. Kujdes nga premtimet e rreme, por kujdes edhe neë trafik.

Shigjetari – Në planin emocional do të keni problem të kuptoni personin që doni. 

Akrepi – Gjysma e dytë e majit do të jetë e vështirë për ju emocionalisht. As ju ​​dhe as partneri juaj nuk do t'ju kuptoni.

Virgjëresha- Komplikime biznesi deri më 4 qershor. Priten keqkuptime dhe vonesa në negociata.

Ujori- Nga data 24 maj prisni komplikime familjare dhe prishje në apartament.

Luani – Ndikimin negativ të Mërkurit në retrograd do ta vuani nga data 24 maj, ndaj duhet të jeni të përgatitur për të shtyrë planet e biznesit.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll