Aktualitet

Kë konsultuan për Butrintin? Auron Tare: Morën për ekspertë pastruesen dhe një pensionist

11 Maj 2022, 20:37 Nga DOSJA
Kë konsultuan për Butrintin? Auron Tare: Morën për

TIRANË– Historiani Auron Tare ka bërë me dije se dy nga personat që janë marrë si ekspertë për menaxhimin e parkut të Butrintit nuk kanë asnjë lidhje me fushën. I ftuar në emisionin “Opinion”, Auron Tare tha se si ekspertë konsultimi janë marrë dy persona, një prej tyre është pastruesja e parkut dhe një pensionist që nuk ka asnjë lidhje me fushën.

Madje ai i ka përmendur edhe me emra personat që janë përfshirë të këtë histori.

“E kë kanë konsultuar për Butrintin? Është zonja Liri Shametaj, e njohim, është pastruese e Butrintit. Kam punuar me të, më bënte kafen, por është pastruese. Është Hasim Cana, është një pensionist që mbjell qepë dhe patate dhe është konsulent në planin e menaxhimit. Këta njerëz janë tallur me të gjithë ne që kemi dhënë kontributin tonë në Butrint,”-u shpreh ai.

Por Pedagogu i Trashëgimisë Kulturore, Lorenc Bejko e kontestoi këtë deklaratë, ndërsa kërkoi nga Tare të lexojë siç duhet dokumentat. Ai bëri të qartë që emrat janë pjesë e një liste të individëve që përbëjnë grup interesi , përfshirë edhe punonjësit e parkut.

“Zoti Tare duhet të mësojë të lexojë. Ajo ëhstë një listë e të gjithë individëve, që kanë një grup interesi. Është një plan që bëhet për ata njerëz që punojnë aty”, tha Bejko.

Përpos debateve publike dhe reagimit të ashpër, ka mbërritur në Kuvend projektligji për marrëveshjen e menaxhimit të Parkut të Butrintit. Ministria e Kulturës dhe Fondacioni Shqiptaro Amerikan (AADF) themeluan Fondacionin për menaxhimin e parkut kombëtar të Butrintit, një akord që ka afat 10-vjeçar dhe me të drejtë rinovimi. Fondacionit i kalon e drejta e shfrytëzimit dhe përdorimit, por jo pronësia. Në projektligj shkruhet se fondacioni detyrohet të respektojë klasifikimin si pasuri kulturore, por mund të kryejë ndërhyrje ruajtëse dhe mbrojtëse. Ndërsa tarifat për hyrjen e publikut do jetë nga 7 deri në 11 dollarë për të gjithë kohëzgjatjen e marrëveshjes.

(k.m/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

aktualitet aktualitet auron tare parku i butrintit auron tare parku i butrintit

Sondazh

Poll