Aktualitet

Aksident në aksin Lezhë-Milot, një i plagosur, shoferi rëndë në spital

11 Maj 2022, 19:16 Nga DOSJA
Aksident në aksin Lezhë-Milot, një i plagosur, shoferi

LEZHË– Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Lezhë-Milot. Mësohet se automjeti me targa AA519PX drejtuar nga Mark Gera është përplasur me mjetin me targa AA972, që drejtohej nga Mojlinda Shaqiri, 30 vjeçe.

 

Sipas të dhënave jozyrtare, si pasojë e aksidentit është dëmtuar vetëm Mark Gera, i cili është nisur drejt spitalit të Lezhës. Deri më tani raportohet se ai është në gjendje të rëndë për jetën, ndërkohë nuk dihet nëse ka të lënduar të tjerë nga aksidenti.

Ndërsa Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes, e kanë nisur nga puna për zbardhjen e plotë të shkaqeve. Por deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga ana e Policisë lidhur me ngjarjen.

(k.m/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll