Bota

Ku është Gerasimov?/ Mungesa e dukshme e Shefit të Shtabit të ushtrisë ruse në 9 maj

10 Maj 2022, 20:36 Nga DOSJA
Ku është Gerasimov?/ Mungesa e dukshme e Shefit të Shtabit

RUSI- Shefi i Shtabit të Ushtrisë Ruse nuk ka qenë në krah të Vladimir Putinit me rastin e përkujtimeve të 9 majit, këtë të hënë. Yahoo shkruan se që nga 11 marsi, Valeri Gerasimov thjesht është zhdukur nga sfera publike.

Gjithnjë e më shumë ekspertë po pyesin për arsyet e kësaj mungese shumë të dukshme, si Max Seddo, gazetar dhe drejtues i agjencisë Financial Times në Moskë, apo Cédric Mas, historian ushtarak dhe president i Action Institute Resilience. Ky njeri edhe pse i mësuar me mediat është i afërt edhe me Vladimir Putin. Ai konsiderohet gjithashtu numri 3 në planifikimin e pushtimit të Ukrainës, pas ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu. Nëse ky i fundit ishte ulur mirë pranë kreut të shtetit rus të hënën në mëngjes, gjenerali Valeri Gerasimov nuk është parë në publik për gati dy muaj.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Sulme në qendra tregtare dhe hotele, SHBA paketë 40 miliardë dollarë për Ukrainën

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi sergei shoigu valeri gerasimov vladimir putin lufta ukraine-rusi sergei shoigu valeri gerasimov vladimir putin

Sondazh

Poll