Frederik Rreshpja, poeti që skandalizoi pushtetin popullor
19 Korrik 2019, 17:33Nga DOSJA
Kujtojmë sot, në ditën e lindjes, poetin shkodran që u ndalua dhe u burgos në vitet ‘70 sepse me guximin e vargjeve të tij moderne, ishte një rrezik për pushtetin e asaj kohe
Më mirë sesa çdo gjë tjetër, jetën dhe vuajtjet e tij, i përshkruajnë vargjet që ka shkruar vetë. Të drejtpërdrejta, të fuqishme, pa kompromis, si vetë karakteri i tij që skandalizoi regjimin komunist, i cili pasi i ndaloi veprën e burgosi Frederik Rreshpjan, duke e dënuar me 17 vjet. U dënua “…si një person që paraqet rrezikshmëri shoqërore që synon në minimin, dobësimin dhe përmbysjen e pushtetit popullor…”. Dënimi ishte i padrejtë, por akuza qe e vërtetë. Frederik Rreshpja mbeti poeti skandaloz që nuk do të pajtohej kurrë me regjimin komunist dhe me asnjë regjim tjetër të ngritur mbi padrejtësi dhe servilizëm.
Ndaj, poeti i lindur më 19 korrik, 79 vjet më parë, nuk do të gjente hapësirën që i takonte as në vitet e pluralizmit, përveçse do të mund të shihte të botuara vargjet e tij që na tregojnë kohën e errët kur shkrimtarët prangoseshin për idetë dhe kohën që pasoi, që ende nuk ka sjellë dritën e drejtësisë.
Ish-Miss Universe, Trejsi Sejdini ka tërhequr vëmendjen me foton e fundit që ajo ka postuar në rrjetin e saj social.Trejsi ka treguar orën e saj luksoze të firm...
Këngëtari shqiptar Hekuran Krasniqi ka sjellë një tjetër bashkëpunim në tregun muzikor. Bëhet fjalë për një tjetër baladë me titull “Fshehurazi kam qa”.Këtë rad...
RUSI- Letërsia ruse nuk është vetëm panoramike, “Lufta dhe Paqja”, ose emocionet e forta tek “Krimit dhe Dënimit”, tregojnë letërsinë e vërtetë ruse. Sot në kët...
Moderatori Blendi Fevziu ndan shpesh në rrjetet e tij sociale momente nga jeta e tij private nga familja apo edhe udhëtimet.Mirëpo së fundmi, gazetari i njohur ...
Këngëtarja shqiptare Dua Lipa është në majat e suksesit në skenën muzikore ndërkombëtare, por as jeta e saj private nuk mbetet pas. Çdo dalje e saj me të...
FRANCË– Pak kohë më parë Carla Bruni mbajti një koncert në Butrint, ku të pranishëm ishin shumë emra të njohur shqiptarë. Ajo ka ardhur sërish në vëm...
TIRANË– Moderatorja Luana Vjollca ka vendosur të na prezantojë me poza të vjetra, të moshës 7 dhe 17 vjeçare duke e krahasuar me foton e ditëve të s...
Modelja e njohur, Vildane Zeneli ka rrëfyer se gjatë qëndrimit të saj në një nga hotelet në SHBA, është përballur me një aksident që i ka kushtuar shtrenjtë. Te...
TIRANË– E njohur nga spektakli i famshëm Big Brother, Xhensila Pere nuk e humb vemendjen edhe pasi kanë kaluar shumë kohë nga dalja e saj. Me një tru...
Moderatorja dhe aktorja e humorit Rudina Dembacaj ka shkuar në fshat dhe ka vendosur që të mjelë një dhi. Ajo ka postuar videon e saj teksa kryen veprimin e mje...