Aktualitet

Presidenti/ Alibeaj mbledh grupin pa kuorum: Pres kriteret. Rithemelimi s’e njeh

5 Maj 2022, 05:16 Nga DOSJA
Presidenti/ Alibeaj mbledh grupin pa kuorum: Pres kriteret. Rithemelimi

TIRANË– Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur ditën e sotme. Me ftesë të Enkelejd Alibeajt, 19 deputetët demokratë janë paraqitur në selinë blu në orën 17:00, ku dhe është diskutuar për emrin e Presidentit të ri. Gjithçka ka nisur me debate pas deputeti Ervin Salianji është shprehur se ajo nuk mund të quhej as mbledhje grupi pasi nuk përmbushte kuorumin. Pavarësisht se me artimetikën e tij, Alibeaj tha se në total PD-ja ka 36 anëtarë e se 22 deputetë ishin më se mjaftueshëm për të mbledhur grupin. Në fakt, Partia Demokratike ka 44 deputetë në grupin e saj dhe për të zhvilluar një mbledhje duhet të ketë të paktën 23 anëtarë. 

Gjithsesi, përtej pjesëmarrjes në mbledhje pati debate në lidhje me Presidentin dhe jo vetëm. Enkelejd Alibeaj ka vendosur që të paraqesë një kërkesë për ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar për abuzimet me shitblerjen e energjisë elektrike dhe krizën e krijuar ne sistemin energjetik. Vendimi është marrë në mbledhjen e zhvilluar sot në selinë blu. Për këtë çështje janë ngarkuar deputetët Helidon Bushati, Lefter Gështenja dhe anëtarët e PD në Komisionin e veprimtarive prodhuese.  Kreshnik Çollaku, Lefter Gështenja e Saimir Korreshi kanë shprehur dëshirën që të ulen në tryezë me maxhorancën për zgjedhjen e emrit të Kreut të ri të Shtetit. Mendimin e tij e ka mbështetur edhe Gazmend Bardhi, i cili ka ironizuar anëtarët e Këshillit Kombëtar. Sipas tij, Jozefina Topalli, Rudina Hajdari e Myslim Murrizi nuk mund të flisnin në emër të Opzoitës për Presidentitn, kur në fakt e kanë sulmuar PD-në. Në fun, Alibeaj vuri pikat mbi ‘i’. Ai u kërkoi deputetëve që të rendisnin kriteret dhe profilin që dëshironin të kishte Kreu i Shtetit dhe t’i paraqesnin ato në një tjetër mbledhje grupi që pritet të zhvillohet të hënën. Për të, nesër nuk do të mblidhet Këshilli Kombëtar, por thejsht një insitucion paralel. 

Pavarësisht mbledhjes, Komisioni i “Rithemelimit” nuk e njeh Alibeajn si palë përfaqësuese për PD-në, pasi ndaj tij ka edhe një vendim për shkarkim si kryetari i grupit pas Kuvendit të 30 Prillit. Ndërkohë deputeti i PD-së njëherazi nënkryetar i grupit, Luçiano Boçi, që është pjesë e komisionit të “Rithemelimit” komentoi në Facebook se Alibeaj nuk mund të mbledhë grupin për Presidentin, pasi i vetmi organ, që duhet ta bëjë është Këshilli i ri Kombëtar i dalë nga Kuvendi i 30 prillit.

Po ashtu, sot Edi Paloka ka lajmëruar se nesër në orën 18:00 Këshillin Kombëtar. Vetë Paloka tha se qëllimi i mbledhjes nuk është vetëm konstituimi por edhe do të përcaktohet qëndrimi politik i PD për procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Ndër të tjera në fjalën e tij, Paloka tha se mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së duhej mbajtur të paktën 5 ditë nga thirrja, por për shkak të natyrës urgjente të çështjes që trajtohet, do të zhvillohet nesër. Anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD janë edhe Enkelejd Alibeaj, Lulzim Basha, Gazment Bardhi dhe të gjithë deputetët e tjerë që nuk i janë bashkuar me Sali Berishën.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

PD me tre kampe, DEBATI I PLOTË dhe pozicionimi Alibeaj-Berisha (Habit Basha)

Alibeajt i digjet kuorumi për 1 deputet, s’di sa anëtarë ka: 36, jam mirë në aritmetikë!

Nesër mblidhet Këshilli Kombëtar, Alibeaj: Jo! S’i hedh dru zjarrit që djeg demokratët

Deputët munguan, Alibeaj: Patën impenjime, atyre të Berishës ia çoj me shkrim, s’jemi dele

Alibeaj: Deputetët do sjellin kriteret për Presidentin, të hënën rimblidhemi

Bardhi: Nuk vendos Jozefina, Rudina dhe Murrizi për Presidentin

Mbledhja në selinë blu, Alibeaj: Vendimin për presidentin do e marrim bashkë

Deputetët në selinë blu: Të propozojmë një kandidat për President

DEBATE nga mbledhja e grupit/ Salianji-Alibeajt: Ka përpjekje për të ndarë partinë!

Thirrja për mbledhjen e grupit, Floriana Garo: Alibeaj zbaton porositë e Ramës

Mbledhja e PD/Boçi: Është nul, qëndrimin politik për presidentin e vendos Këshilli Kombëtar

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike grupi i pd 5 maj 2022 partia demokratike zgjedhja e presidentit te ri grupi i pd 5 maj 2022 partia demokratike zgjedhja e presidentit te ri

Sondazh

Poll