Art&Argëtim

“Më mungon”, larg pas shumë kohësh bashkë, Arbana i shpreh publikisht dashurinë Eduartit (FOTO)

19 Korrik 2019, 07:03 Nga DOSJA
“Më mungon”, larg pas shumë kohësh bashkë,

Arbana Osmani ndodhet me pushime në Turqi. Ajo na bëri me dije se ndodhet bashkë me familjen e saj, dhe po i përkushtohet ditëve me djalin e saj Jon.

Por, ndërsa Arbana shijon ditët e nxehta në resortin luksoz, Eduart Grishaj poston fotot ‘e vjetra’ nga Mykonos ku ishin bashkë me moderatoren, dhe kjo u kuptua përmes detajeve që s’i shpëtuan syrit të publikut (Lexo këtu).

Ndërsa Eduarti ka ndarë një pozë nga ishulli grek, Arbana Osmani ka vendosur të lerë menjanë privatësinë dhe t’i shkruajë publikisht se i mungon.

“Më mungon,”– shkruan Arbana Osmani bashkëngjitur postimit të regjisorit, duke lënë të kuptojmë se i mungojnë ditët e qëndrimit pranë tij.

Por, edhe Eduarti i është përgjigjur menjëherë këtij komenti romantik: “Edhe mua gjithashtu”.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz arbana osmani arbana shpreh publikisht dashurinë eduart grishaj moderatorja regjisori arbana osmani arbana shpreh publikisht dashurinë eduart grishaj moderatorja regjisori

Sondazh

Poll