Bota

Pekini mbyll të gjitha shkollat në përpjekje për të ndaluar shpërthimin e Covid-19

3 Maj 2022, 13:16 Nga DOSJA
Pekini mbyll të gjitha shkollat në përpjekje për të

KINË- Kryeqyteti i Kinës, Pekini në ndryshim me qytetet e tjera ka marrë masa për ndalimin e përhapjes së Covid edhe pse numri i rasteve mbetet i ulët. Pekini ka dashur që me këto masa të shmangë rritjen e rasteve të cilat më pas mund të qonin në mbylljen totale të qytetit.

Sipas Sky News, të gjitha shkollat ​​në Pekin janë mbyllur nga sot pa asnjë plan se kur do të rihapen. Byroja e Arsimit dha njoftimin dhe tha se nuk kishte përcaktuar se kur do të rifillonin. 

Gjithashtu nuk ishte e qartë nëse shkollat ​​do të ishin në gjendje të ofronin mësim online ose nëse studentët do të riktheheshin në klasa për të bërë provimet.

Kryeqyteti i Kinës po lufton valën e tij të fundit të infeksioneve, e cila ka parë rreth 150 raste të raportuara me COVID, me 50 prej tyre të zbuluar të enjten. Nga 150 rastet 30 prej tyre janë nxënës nga gjashtë shkolla dhe dy kopshte.

Pavarësisht premtimeve të Pekinit për të ulur koston njerëzore dhe ekonomike të strategjisë së tij të rreptë “zero-COVID”, udhëheqësit kanë përjashtuar heqjen e kufizimeve dhe përpjekjen për të jetuar me virusin.

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota covid-19 pekini mbyll shkollat covid-19 pekini mbyll shkollat

Sondazh

Poll